Sadije Berisha në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” ka rrëfyer se së shpejti do të dalë libri i saj i dytë. Ndryshe nga i pari (me receta gatimi) ky do të jetë një roman ku pjesë të tij janë të frymëzuara në jetën e saj dhe do të botohet në suedisht, pritet të jetë në treg vitin që vjen.
“Disa pjesë të librit janë të frymëzuara nga jeta ime. Një pjesë e shpirtit tim, të vërtetë dhe të shëruar është brenda këtij libri. Unë shpresoj shumë që të jetë një vepër fuqizuese për femrat, edhe pse mendoj se për disa femra do t’ia vlejë edhe thjesht ta lexojnë”- rrëfen Sadija ndër të tjera për faqet VIP të Gazetës Shqiptare.
Përpos kësaj Sadija është shprehur se jeta e saj ka qenë më e mirë pas ndarjes nga martesa me Shkëlzenin, të cilën e ka konsideruar si “të dhimbshme dhe toksike”.