• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e akcizës për gazin e lengshëm/ LSI del kundër qeverisë, Vasili: Kosto për qytetarët dhe biznesin

by Java News
30/11/2016 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

LSI ka dalë kundër qeverisë për rritjen e akcizës së gazit të lëngshëm që përdoret nga automjetet. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka depozituar një amendim për projekt ligjin për akcizat, ku ka kërkuar heqjen e nenit 4 të draftit të paraqitur që sjell rritjen me 13 lekë për litër të gazit të lëngshëm që përdoret për automjetet.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ka dërguar amendimin Kuvendit duke sqaruar edhe arsyet e kërkesës së grupit parlamentar.

Sipas tij, jo është një kosto që e rëndon buxhetin e familjarëve pasi rritja është tepër e lartë krahasuar kjo me çmimin aktual të gazit që përdoret për furnizimin e automjeteve të qytetarëve.

Po kështu Vasili thotë në argumentimin e kërkesës se biznese të vogla dhe të mesme, edhe të mëdhenj mes tyre, mjetet e transportit prej kohësh për efekt kostoje i kanë orientuar drejt përdorimit të gazit të lëngshëm. “Rritja me 13 l/litër ose më thjesht akoma një rritje me më shumë se 25% të çmimit aktual, do t’i rëndonte së tepërmi buxhetet e këtyre sipërmarrësve, të cilëve u ka kushtuar jo pak instalimi i impianteve të gazit të lëngshëm”, shprehet Vasili.

KËRKESA E PLOTË
“Amendamenti që propozojmë lidhet me vendosjen e akcizës për gazin e lëngshëm që përdoret nga mijëra qytetarë për furnizimin e automjeteve të tyre. Si propozues i këtij amendamenti gjykoj se kjo është një kosto që e rëndon buxhetin e familjarëve pasi rritja është tepër e lartë krahasuar kjo me çmimin aktual të gazit që përdoret për furnizimin e automjeteve të qytetarëve. Është fakt që janë shtuar së tepërmi automjetet familjare që përdorin gaz të lëngshëm dhe ku për këtë arsye mijëra qytetarë kanë përshtatur automjetet për përdorimin e gazit duke shpenzuar jo pak për këtë.
Gjithashtu biznese të vogla dhe të mesme, edhe të mëdhenj mes tyre, mjetet e transportit prej kohësh për efekt kostoje i kanë orientuar drejt përdorimit të gazit të lëngshëm. Rritja me 13 l/litër ose më thjesht akoma një rritje me më shumë se 25% të çmimit aktual, do t’i rëndonte së tepërmi buxhetet e këtyre sipërmarrësve, të cilëve u ka kushtuar jo pak instalimi i impianteve të gazit të lëngshëm, modernë e të sigurt, duke e përllogaritur si zgjidhjen më të mirë edhe sepse gazi i lëngshëm nuk përfshihej në mallrat e akcizës.
Në kushtet kur qytetarët përballen me mjaft vështirësi ekonomike është jo i arsyeshëm rëndimi i tyre me vendosjen e kësaj akcize. Akoma më i domosdoshëm bëhet mosmiratimi i saj edhe në kushtet e luhatjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve të cilat përballen qytetarët me shpenzime shtesë që rëndojnë shumë buxhetin familjar.
Gjithashtu lidhur me çështjet delikate të mjedisit në vendin tonë dhe që lidhen drejtpërsëdrejti me përdorimin e gazit, Këshilli i Ministrava me Vendimin Nr. 762, dt. 16.09.2015 ka miratuar dokumentin “Për miratimin e dokumentit për përcaktimin e kontributit kombëtar të pikësynuar kundrejt arritjes së objektivit të Koneventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara”.
Sipas raportit të përgatitur dhe miratuar me këtë VKM është parashikuar që 116 kTon CO2, ose 16% e kontributit total, do të reduktohen nga zëvendësimi i karburantit të makinave me gaz natyror.
Një akcizë prej 13 lekësh/litër do të dekurajonte përdorimin e gazit natyror dhe do të vështirësonte përmbushjen e këtij objektivi kombëtar.
Shpreh bindjen që argumentet e mësipërme mbështesin pa asnjë akuivok amendamentin që po paraqesim duke shpresuar që të njëjtën bindje ta ndajmë edhe me kolegët e tjerë deputetë në mbështetje të këtij amendamenti.
Duke iu falënderuar për mirëkuptim,
Me respekt
Petrit Vasili
Kryetar i Grupit Parlamentar LSI/bw/a.k
Amendamenti i LSI per gazin (1)

Amendamenti i LSI per gazin (2)

Next Post
Stomaku i saj zmadhohej dhe gjoksi zvogëlohej, më pas zbulimi shokues i mjekëve (FOTO)

Stomaku i saj zmadhohej dhe gjoksi zvogëlohej, më pas zbulimi shokues i mjekëve (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In