Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka triumfuar në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke arritur në finalen e madhe.
Krasniqi e ka nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar tri ndeshjet e para dhe ka siguruar tashmë medaljen olimpike.
Pejania ka fituar ndeshjen e parë me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposhtë gjithashtu, edhe pse me pak vështirësi.
Xhudistja kosovare u tregua e fortë, duke fituar me anë të ‘Waza-Arit’. Në finale, ajo do të takohet me japonezen Funa Tonaki.