• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tokat me ligjin 7501/ Mbyllet regjistrimi fillestar në Balldre të Elbasanit, Lame: Mbaruam punën për të cilën ishim zotuar

by Java News
18/09/2021 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Shqiptare Artan Lame i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ishin në zonën e Balldres të Bashkisë Elbasan, për të njoftuar përfundimin e procesit të regjistrimit fillestar.

Përmes procesit të regjistrimit fillestar që sapo përfundoi, u regjistruan 1230 pasuri tokë bujqësore, banesa në proces legalizimi, si edhe banesat e vjetra të fshatrave.

Lame e ka quajtur sfidë të vitit 2021 regjistrimin e tokave bujqësore të fituara me ligjin 7501. Tashmë Kadastra e Elbasanit e ka mbyllur detyrën e saj për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të pajisen me certifikatë pronësie, tani i takon vetë qytetarëve që, nëpërmjet portalit e- Albania, të aplikojnë për t’u pajisur me certifikatë pronësie.

Kryetari i Bashkisë Llatja ju bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë në mënyrë që në vijim të përfitojnë edhe nga grantet e bujqësisë, apo të naftës për fermerët. “Marrja e certifikatës së tokës do ju vij në ndihmë për të përfituar nga projektet e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural”.

Tokat sipas ligjit 7501/ Mbyllet regjistrimi fillestar në Balldre të

Lame: “Tani ne e mbaruam punën që ishim zotuar se do të bënim regjistrimin fillestar. Tani ju takon juve që të aplikoni në e-Albania për tu pajisur me certifikatën e pronësisë. Në kohë rekord ju do të pajiseni me certifikatë nga drejtoria e Elbasanit.

Për të mos humbur këto mundësi që shteti jua ofron, aplikoni që të përfitoni. Nëpërmjet certifikimit të tokës, ju do të keni mundësi edhe të kryeni transaksione të pronës”.

Gjatë ceremonisë Lame dhe Llatja dorëzuan certifikatat për një numër banorësh që kishin aplikuar përmes portalit e-albania.

Në qarkun e Elbasanit brenda këtij viti janë legalizuar 1270 banesa duke e cuar në 18.600 banesa numrin e përgjithshëm të legalizimeve për këtë qark. Gjithashtu gjatë këtij viti janë certifikuar edhe 2150 parcela të tokës bujqësore.

/m.j

Next Post
Si episode të frikshme të një filmi/ “E rrëmbyen, i dhanë drogë dhe…”, gazetarja e njohur zbardh detaje tronditëse nga përdhunimi i 15-vjeçares

I riu në Korçë bën për spital partneren, prangoset nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In