• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Toka vijon lëkundjet, ja sa tërmete janë regjistruar sot/ Specialistët: S’ka rrezik, nuk është çliruar e gjithë energjia

by Java News
26/12/2019 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një muaj nga tërmeti i madh i 26 nëntorit, duket se lëkundjet e tokës nuk kanë përfunduar, pasi gjatë kësaj kohe janë shënuar 2.200 tërmete. Sizmologët thonë se aktiviteti sizmik është në zhvillim e sipër, ndërsa gjeografët shtojnë se sa më shpesh të ndodhin lëkundjet e lehta, aq më gradualisht çlirohet energjia.

Kur ka kaluar një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, toka duket se nuk ka gjetur qetësi, pasi lëkundjet vijojnë, ndonëse magnituda e tërmeteve ka qenë e vogël.

“Deri me sot kemi me tepër se 2200 ngjarje. Thyerja tektonike që ka gjeneruar lëvizjen sizmike nuk është stabilizuar ende,  ka një moment qetësimi por nuk është çliruar e gjithë energjia”, thotë sizmologu Rexhep Koçi për A2 CNN.

Ndërkaq, sizmologët vijojnë matjet e lëkundjeve të tokës, ndërsa duket se magnituda e tërmeteve ka qenë në rënie, ndonëse numri i tyre është ende i lartë.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të IGJEUM, sot janë regjistruar katër lëkundje me epiqendra të ndryshme.

Lëkundja më e fundit ka qenë me epiqendër në Detin Adriatik në orën 7 e 20 të mëngjesit me magnitudë 3. Më herët janë regjistruar lëkundje në Derven me magnitudë 2.5, ne Peze e Vogel me magnitude 2 dhe ne Lagunen e Patokut me magnitude 2.5.

Vala e tërmeteve dhe pasgoditjeve sipas ekspertëve është normale me këtë magnitudë pas tërmetit të fortë e shkatërrues të 26 nëntorit që mori dhe të paktën 50 jetë njerëzish.

g.kosovari

Next Post
Helmohen gjatë darkës romantike/ Vajza u gjet e pajetë në tualet, i dashuri i saj përfundon në spital

Helmohen gjatë darkës romantike/ Vajza u gjet e pajetë në tualet, i dashuri i saj përfundon në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com