• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Toka u shkund për 20 minuta, por askush nuk ndjeu gjë!

by A R
29/11/2018 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 11 Nëntor, i gjithë planeti u shkund përreth 20 minuta, por asnjë njeri nuk ndjeu asgjë. E ndonëse shkencëtarët janë në dijeni që ndodhi, ata nuk kanë asnjë ide se çfarë mund të jetë. Ngjarja sizmike nisi rreth orës 10:30, 24 kilometra nga Mayotte, ishulli francez që ndodhet pranë Madagascar-it, në bregun juglindor të Afrikës.

Valët sizmike udhëtuan deri në Kili, Zelanda e Re dhe Kanada, e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shtetin e Hawaii.

Duke folur për National Geographic, Göran Ekström, sizmiolog në Universitetin e Kolombias tha: “Nuk besoj se kemi parë ndonjëherë më parë diçka të tillë. Kjo nuk do të thotë se pas saj fshihet diçka e mirë”.

Tërmetet normale janë jetëshkurtër. Ato prodhojnë lëkundje të papritura dhe zakonisht zgjasin disa sekonda. Kjo pasohet nga lëvizje të tjera që mund të zgjasin më shumë.

Nga lëkundjet sizmike prodhohen 3 lloje valësh. Një tërmet zakonisht do të shkaktojë fillimisht sinjale që udhëtojnë shpejt, të njohura si Primare, ose valë P, që pasohen nga valë relativisht të gjata në frekuencë, Sekondare, ose valë S.

Të tretat janë valë të gjata periodike, që udhëtojnë nëpër glob, pas një tërmeti të fuqishëm. Teksa kjo lloj vale i afrohet më shumë sinjalit misterioz të ardhur nga Mayotte, në ishull nuk u regjistrua asnjë tërmet që mund të shkaktonte një frekuencë kaq të ulët e të çuditshme.

Megjithatë, ngjarja në Mayotte shkaktoi një sinjal çuditërisht monoton dhe të ulët frekuencash, duke i bërë edhe më shumë kureshtarë shkencëtarët. Vala ishte një ngjyrëshe dhe zgjati rreth 17 sekonda, totalisht ndryshe nga valët “e zhurmshme” të emetuara nga tërmetet standarde.

Pjesa më e madhe e teorive e drejtojnë gishtin në një aktivitet sizmik që tronditi Mayotte në Maj të vitit të kaluar, ku qindra tërmete të regjistruara në një zonë në det të hapur, ndodhën pikërisht në lindje të epiqendrës së lëkundjeve të 11 Nëntorit.

Megjithatë kohët e fundit në këtë zonë nuk janë regjistruar tërmete dhe frekuenca e aktivitetit sizmik muajt e fundit është ulur. Pikërisht kjo i ka bërë edhe më konfuzë ekspertët, që po hetojnë fenomenin misterioz.

/b.d

Next Post
Milo përplaset me Voltana Ademin: Ju vazhdoni t’i bini fyellit…

Milo përplaset me Voltana Ademin: Ju vazhdoni t'i bini fyellit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

March 11, 2026
Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

March 11, 2026
Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga ‘regjimi i Edi Ramës’

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In