• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Toka u bë det”… Çfarë ndodhi me stuhinë që devijoi në Jon dhe goditi Greqinë (FOTO)

by A R
18/09/2020 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet greke të mbrojtjes civile janë vënë në gatishmëri maksimale, pasi një ciklon mesdhetar zbarkoi, duke goditur perëndimin e vendit dhe shumë prej ishujve të famshëm në Detin Jon.

Meteorologët parashikuan që stuhia, një fenomen i rrallë i motit, i quajtur një “medicane”, do të fitonte edhe më shumë agresivitet, ndërsa po zhvendosej nga deti në drejtim të jugut.

Fatmirësisht cikloni kaloi pa prekur brigjet shqiptare të Jonit.

Nga mesi i pasdites, shërbimet e urgjencës raportonin thirrje të panumërta nga qytetarë të bllokuar në makina, përgjatë një pjese të autostradës në Greqinë qendrore.

Një anije që mbante dhjetëra migrantë ishte bllokuar në det.

Erërat me forcën e një uragani pushtuan ishujt Kefalonia, Zakynthos dhe Ithaca brenda natës, duke shkaktuar dëme të mëdha.

TV publik grek tregoi pamjet e anijeve të përmbysura, pemëve të rrëzuara, shtëpi të dëmtuara dhe makina e çati të përmbysura.

Plazhet ishin të mbushura me shezllone dhe çadra të thyera.

Në disa vende raportohej se “toka ishte bërë det”.

Kryebashkiaku i Kefalonia, Theofilos Michalatos, gjithashtu raportoi dëme të mëdha në shtëpi, rrugë dhe ujësjellës. Autoritetet lokale flisnin për shkatërrime të ngjashme si në Zakynthos.

Zyra kombëtare meteorologjike e Greqisë lëshoi më herët alarmin e kuq, për ishujt Jon, gadishullin e Peloponezit, Greqinë qendrore dhe Evia, duke paralajmëruar “shira, stuhi dhe erëra të forta” gjatë fundjavës.

Kreta, u tha, se do të preket gjithashtu të Dielën.

Përgjatë brigjeve të Greqisë perëndimore të Premten, dallgët u përshkruan 7 metra të larta.

Më vonë gjatë ditës, në rajonin e Fthiotidës shërbimet e urgjencës u “pushtuan” nga thirrjet për të shpëtuar qytetarë nga shtëpitë e përmbytura.

I ngjashëm me një uragan që shihet më shpesh në Karaibe, stuhia Ianos pritej të godiste Athinën të Premten në mbrëmje, deri të Shtunën. Afër gjysma e të gjithë popullsisë së Greqisë jeton në zonën më të madhe të Athinës, me pjesë të kryeqytetit veçanërisht të prirura për përmbytje.

Njerëzit u këshilluan nga zëvendësministri i Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë që të qëndrojnë brenda. Ata që jetonin në bodrume ose në katet përdhese u këshilluan të gjenin strehim alternativ. U rekomandua gjithçka, përveç largimit.

Meteorologët kishin frikë se cikloni Mesdhetar mund të ishte një nga më të ashpërit e regjistruar ndonjëherë në rajon.

Edhe pse fillimisht ai u duk më i butë se sa ishte parashikuar.

Parashikuesit e motit thanë se temperaturat e sipërfaqes së detit ishin më të ngrohta në Mesdhe, dhe kjo e bëri më të lehtë që shpejtësia e erës të bëhet më intensive.

Stuhitë e stilit tropikal në rajon janë të rralla, por ka të ngjarë të rriten së bashku me ngjarje të tjera ekstreme të motit për shkak të ndryshimeve klimatike, paralajmërojnë ekspertët.

Greqia u godit nga një stuhi e ngjashme edhe në vitin 2018. Një vit më parë, përmbytjet e shpejta lanë 25 njerëz të vdekur dhe qindra të pastrehë në Athinën perëndimore.

Kryetari i bashkisë së Mandra, zona më e prekur, e ka përshkruar katastrofën në atë kohë si “biblike”. Shumë nga viktimat ishin njerëz të moshuar, trupat e të cilëve u gjetën më vonë brenda shtëpive të tyre.

Next Post
Kush është Evis Kushi, ministrja e re që Rama i besoi ‘Arsimin’ pas Shahinit

Raporti i BB për arsimin në Shqipëri, ministrja Kushi mesazh Shahinit e Nikollës: Rritje e cilësisë fal punës së tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

April 1, 2026
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

April 1, 2026
Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

April 1, 2026
Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

April 1, 2026
Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

April 1, 2026
Majko: Dekreti i Metës për Begajn një surprizë pozitive, nuk e kishte për detyrë nga Turqia

“Po lirojnë të korruptuarit”, PD letër ambasadave në Tiranë: Monitoroni Gjykatën e Lartë

April 1, 2026
VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

April 1, 2026
“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

April 1, 2026
Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In