• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Toka e sheshtë JO e rrumbullakët

by Lutfi Dervishi
18/01/2024 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Në kohën kur 1+1 nuk është më e sigurt nëse bëjnë dy a tri, në epokën kur “tyrbet” e rrjeteve sociale janë të vetmet vende ku falemi, rrëfejmë, qeshim e përqeshim, në dekadën kur zbulojmë ilaçin për sëmundje të pashërueshme dhe shpjegojmë me fakte shkencore origjinen pellazge të çdo gjëje që na rrethon, debati i radhës është forma e tokës.

Është e rrumbullakët si topi i futbollit që po marros globin apo është e sheshtë si petullat me gjalpë që bënin gjyshet dikur?

Harrojini tymueset në Parlament, inspektimet e veprave publike që i përngjajnë reklamave të hamburgerit, çmimet e larta frymëmarrëse, problemet e vjetra dhe taksat e reja. Madje harrojini edhe ato që nuk mund të harrohen as në endrra: VIP-at e famshëm që lipsin famë në Big Brother e që një ndër diskutimet e para e kanë pikërisht këtë: Forma e vendbanimit tonë planetar.

Debatit i ka dhënë udhë busulla e gjithësesisë, rrjetet sociale, ku gladiatorët e kohëve moderne armatosen me like, share, komente e meme duke bërë të mundur që konluzionet të dalin sa hap e mbyll sytë.

Në një cep të ringut digjital kemi tokësorët e sheshtë, të cilët qëndrojnë të patundur në besimin e tyre se Toka është më e sheshtë si një fetë djathi gjirokastre.

Ata argumentojnë se malet janë vetëm iluzione optike dhe graviteti mbetet thjesht një sugjerim që vjen nga universi.

Për ta, shkenca është një koleksion i teorive konspirative të sajuara nga tiranë që vijnë nga galaktika të tjera.

Në anën e kundërt, Globe Defenders janë të armatosur me globe, atlase dhe faktin e pamohueshëm që astronautët nuk kanë raportuar në kozmos për petullat që sillen rrotull.

Ata pyesin me tallje nëse tokësorët e sheshtë besojnë në një hënë në formë disku?

Argument tjetër për “globistët” që toka është e rrumbullakët janë analizat e rrumbullakosura që bëhen çdo natë në studiot televizive për çështje të “aktualitetit”.

Ndërkohë, që bota ndjek me zili spektaklin tonë, të shumtë janë ata që shpresojnë që ky debat shkencor të përhapet së shpejti si flakë në të gjithë globin – apo petullën, në varësi të preferencës që keni.

Si përfundim, ndërsa pjesa tjetër e njerëzimit frymezohet duke parë yjet dhe hënën, vendi zhytet me kokë në cirkun kozmik, duke dëshmuar se në skemën e madhe të gjërave, forma e planetit tonë mund të jetë e vetmja gjë më e sheshtë se argumentet që jepen.

Bota mund të (mos) jetë e rrumbullaket, por e sigurt është që debatuesit tanë të heqin petullën!

Megjithatë, në të tilla kushte edhe Galileo Galilei do të hiqte dorë nga shprehja “eppur si muove”.

Next Post
Vrasja e Ramazan Sinos, Gjykata liron Valter Bamin, cakton “arrest shtëpie”

Vrasja e Ramazan Sinos, Gjykata liron Valter Bamin, cakton “arrest shtëpie”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com