• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Toka e premtuar”/ Shkatërrohet grupi kriminal që sillte arabë në Shqipëri, në pranga një burrë dhe një grua

by Java News
05/06/2020 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Toka e premtuar”, ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim gjashtë të tjerë, të cilët ndihmonin përkundër fitimit, emigrantë që të kalonin kufirin.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga ana e uniformave blu u finalizua me sukses operacioni, në kuadër të të cilit u ndaluan S. Y., 41 vjeç shtetas palestinez  dhe S. C., 41 vjeçe.

Dy të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet kompanive konsulente, bënin të mundur ardhjen në Shqipëri në mënyrë të organizuar, të personave dhe grupeve të personave, kryesisht me origjinë nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës veriore.

Klandestinët e këtyre vendeve, të cilët vinin në Shqipëri, nëpërmjet veprimeve të shtetasve të ndaluar, të cilët u krijonin lehtësira për hapjen e bizneseve të ndryshme në Shqipëri, kryesisht fiktivë dhe pa veprimtari financiare, arrinin të përfitonin leje qëndrimi në vendin tonë. Këta shtetas, pas qëndrimit të përkohshëm në vendin tonë, arrinin të kalonin drejt vendeve të BE-së.

Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim nga policia edhe 6 persona, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por, për arsye hetimi, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tyre.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

g.kosovari

Next Post
“The making of Albanians”

“S’na duhet” Reforma, mjafton të mos e shesim e blejmë votën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com