• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Toka do të shkatërrohet më 21 shtator nga një asteroid

by
28/08/2015 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Toka do të shkatërrohet më 21 shtator nga një asteroid

Teoricienët konspirativë pretendojnë se 21 shtatori mund të jetë dita jonë e fundit në Tokë. Ata parshikojnë që një asteroid me përmasa gjigande do ta godas tokën duke shkatërruar kështu planetin ku ne jetojmë.

Asteroidi me përmasa 2.5 milje gjerësi sipas teoricienëve mund të godas në fillim Porto Rikon duke krijuar një valë shpërthimi katastrofike të ngjashëm me një tërmet me magnitudë 12 ballë për planetin tonë. Teoricienët e konspirativ thonë se bota do të shkatërrohet brenda datës 21 deri më 28 shtator. Parashikimi katastrofik vjen nga profeti i vetëshpallur Efrain Rodriguez, i cili ia ka çuar studimin e tij edhe NASA­- s.

Parashikimi i Rodriguez mbështetet në Profecinë e Hënës së Gjakut, ku 28 shtatori shënon fundin e katër ‘Hënave të Gjakut ‘. Pas publikimit të këtyre parashikimeve NASA ka qenë e detyruar të lëshojë një deklaratë për të sqaruar njerëzit në lidhje me këtë çështje.

Paul Chodas, nga zyra e NASA­s i cili merret me studimin e objekteve që i afrohen Tokës, ka hedhur poshtë mundësinë e afrimit drejt planetit tonë të një asteroidi të tillë. Duke folur nga Laboratori Jet Propulsion, në Pasadena, Kaliforni, ai tha: “Nuk ka asnjë dëshmi ekzistuese se një asteroid apo ndonjë objekt tjetër qiellor është në një trajektore që do të mund të cënonte Tokën.

“Në fakt, asnjë objekt i vetëm i njohur nuk ka ndonjë shans të besueshëm për të goditur planetin tonë gjatë shekullit të ardhshëm”. “Nuk ka asnjë bazë shkencore, asnjë provë, se një asteroid apo ndonjë objekt tjetër qiellor do të mund të ndikonte Tokën në këto data.”

Next Post

Si të fitoni nënshtetësinë greke, dokumentet që duhen dhe pagesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com