• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Todi Janku, legjenda e boksit shqiptar, ndahet nga jeta

by Java News
17/02/2017 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Sot në moshën 87-vjeçare është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë Todi Janku, legjenda e boksit shqiptar. I konsideruar si ‘Roki Balboa’ shqiptar, Theodhor Janku njihej për forcën e jashtëzakonshme në ring në vitet 1950-1960.

Mjeshter i merituar i sportit, Janku vlerësohej nga specialistët e sportit si një personazh i rrallë, me një karrierë të gjatë, me grushtin më të fortë e të papërsëritshëm. Në karrierën e tij, Todi Janku numëron 82 ndeshje, 6 ndërkombëtare, prej të cilave 80 i ka fituar përpara kohe me nokaut, kurse dy të tjera i ka me pikë.

Theodhor Janku ka lindur më 8 janar 1930 në Tiranë. Që në moshën 12-vjeçare nisi punën e tij në profilin e marangozit, të cilin e vazhdoi deri në ditët e fundit të jetës. Edhe si marangoz mban titullin “Mjeshtër në profesion”.

Ai ka kontribuar në shumë vepra të ndryshme e në veçanti në panairet ndërkombëtare të organizuara në shumë vende të Evropës, Afrikës, Lindjes së Mesme nga dhoma e tregtisë në Shqipëri.

Në moshën 17-vjeçare, Todi Janku merr pjesë në aksionin kombëtar për ndërtimin e hekurudhës Peqin-Durrës-Tiranë. Më pas shkon vullnetar në ndërtimin e autostradës Beograd-Zagred në ish-Republikën e Jugosllavisë. Në këto aksione, Janku i madh i dorezave shqiptare ka marrë shumë fleta lavdërimi, sulmuese e dekorata të ndryshme.

Përveç kësaj, Todi Janku është një figurë e ndritur e sportit shqiptar e në veçanti e boksit shqiptar. Sportin e dorezave e ka ushtruar në vitet 1952-1963.
Në vitin 1956 merr titullin Mjeshtër Sporti. Nga viti 1956 dhe deri më 1963 është trajner i Tiranës në boks. Boksier, kapiten i Tiranës dhe më pas i ekipit kombëtar të të rriturve. Në vitin 1971, Mjeshtër i Merituar i Sportit. Është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të parë më 7 dhjetor 1995, dekreti Nr. 1316.

Në karrierën e tij, Todi Janku është fitues tre herë i anketës së 10 sportistëve më të mirë në vitin 1959, 1960, 1961. Jo vetëm kaq, por është fitues i anketës “Boksieri më i mirë i shekullit| më 1996, si dhe super-anketës “10 sportistët më të mirë të shekullit” më 1998. Për 12 vjet rresht është “kampion kombëtar”, fitues i Kupës së Republikës, pikërisht në vitet 1952-1963. Më 1999 është nderuar me titullin “Nderi i sportit shqiptar”, kurse në 2000-n nga Bashkia e Tiranës ka marrë titullin “Mirënjohje e qytetit të Tiranës”.

Në kuadrin e Lojërave Olimpike “Athinë 2004”, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar e ka vlerësuar me urdhrin olimpik. Është nderuar me titullin “Mirënjohje” nga Federata Shqiptare e Boksit në vitin 2004, si dhe nga klubi sportiv Tirana më 2012.

I është akorduar me vendim të Këshillit të Ministrave pensioni e posaçëm. Që nga viti 1991 është anëtar i grupit nismëtar për rilindjen dhe riorganizimin e boksit shqiptar, kurse për shumë vite ka qenë edhe anëtar i Komitetit Drejtues të kësaj Federate.

Që nga viti 2001, Klubi Shumësportësh “Tirana” për nder të Todi Jankut organizon turne boksi për nder të tij.

Ndërkohë për të janë shkruar shumë në Kalendarin Enciklopedik, Fjalorin Enciklopedik, Visaret e sportit shqiptar, Më të mëdhenjtë e sportit shqiptar, Homazhe për artistë e sportistë shqiptar, Historia e boksit shqiptar në dy vëllime.

Autorë të ndryshëm si Aristidh Plaka, Ibrahim Xhama, Ismet Bellova, Lluka Heqimi, Kastriot Ahmati, Rexhep Demetja dhe Et’hem Ibrahimi e kanë pasur në librat e tyre këtë ikonë të boksit shqiptar. Për atë çfarë ka dhënë në ringun shqiptar i janë vënë epitete të ndryshme të tilla si: “I pamposhturi i ringut”, “Ekzemplari, “Xhon Foreman, ose në caqet e legjendës”, “Kampioni Unikal”, “Më i madhi i të gjitha kohërave”, “Tajsoni shqiptar”, “Mbreti i dorezave shqiptare” dhe “Mbreti i boksit shqiptar”.

Todi Janku njihej si një bashkëshort i devotshëm, një prind shembullor, një gjysh i dashur, vëlla e shok i mirë.

ma.me
Next Post
Ja si t’i zbardhni dhëmbët vetëm me lëkurë bananeje

Ja si t'i zbardhni dhëmbët vetëm me lëkurë bananeje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

November 9, 2026
Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

November 9, 2026
Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In