• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“To Europe” me karikatura për dyert që s’u hapen shqiptarëve

by A R
21/10/2015 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga dritaret e vagonit të fundit të trenit me ngjyrat e flamurit të Evropës shihen liderë evropianë.  Në hekurudhë për ta zënë trenin vrapojnë dy kryepersonazhet e politikës shqiptare të viteve të fundit, Sali Berisha e Edi Rama. “Me vonesë” (Late) është pagëzuar karikatura e parë e vendosur fill pas posterit të madh me të cilin paralajmërohet ekspozita. Satira e thumbimet s’përfundojnë aty. Këtu nis dokumentimi i rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Receta evropiane” shpërfaq Berishën e Ramën tek mbajnë në duar listën e gjatë me mbishkrimin “Dialog” përderisa në “Demonstrim” bie në sy ish-zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, baronesha Catherine Ashton, tek mban duart e tyre në shenjë demonstrimi sesi duhet të pajtohen mes vete.

Në një tjetër karikaturë diplomati e ish-komisari për Zgjerim, Stefan Füle, shihet derisa liderëve shqiptarë ua jep dhuratën e fundvitit, duke u thënë se “Këtë pako do ta merrni sivjet. Plotësoni reformat!”. Përpjekjet e politikanëve evropianë për të tërhequr politikën shqiptare drejt Evropës janë përmbledhur në ekspozitën e regjisorit, skenaristit, aktorit e karikaturistit Bujar Kapexhiu.

E titulluar “To Europe” (Në Evropë), u hap të martën mbrëma në hollin e bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani”, organizuar nga fondacioni “MAPO” dhe Universiteti Evropian i Tiranës. Klasa politike në njërën anë dhe faktori ndërkombëtar, në anën tjetër, janë kryepersonazhe të mbi 40 karikaturave me ngjyra që Kapexhiu i ka nisur me laps dhe i ka finalizuar nëpërmjet kompjuterit. “To Europe” e sjell aktorin e njohur për filmat “Dy herë mat”, “I teti në bronz”, “Gjurma” e “Duel i heshtur”, për herë të parë me një ekspozitë personale në kryeqytetin e Kosovës.

 

Next Post

PS, data e kongresit/ Pas deputetëve edhe ministrat kundër Kokëdhimës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com