Një shkrim tjetër i TheMirror raporton se postime joshëse janë bërë në rrjetet sociale nga ana e sulmuesit ku i njëjti ka ftuar njerëzit që të shkojnë në qendrën tregtare dhe të marrin ushqime falas në McDonald’s.
Policia thotë se janë duke e hetuar një pistë të rrjeteve sociale kur njerëzve u është kërkuar që të jenë në atë qendër tregtare pas orës 16:00, ku mbetën disa të vdekur.
Ky detaj u bë publik në një konferencë për media nga policia gjermane dhe se kjo sipas tyre do të hetohet në vazhdimësi. / lajmi.net