• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Tmerri i vitit 1997 Altin Dardha/ Si i zbythi forcat speciale dhe u rrëmbeu blindin

by Java News
08/08/2022 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ferdinand Dervishi

Diku nga mesi i korrikut 1997, kur Altin Dardha vijonte të rëndohej mendërisht, në drejtim të Beratit nisen forcat speciale të policisë.

Në krye ishte vetë Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë, dhe njëkohësisht Zëvendësministër i Rendit, Sokol Baraj. Qëllimi ishte që të prezantohej F. Sheshi si Drejtor i Policisë së Beratit dhe njëkohësisht të mbështetej e vihej në binarë policia e shpartalluar lokale.

Por  krerët e Bandës së Beratit, që duket po ndienin lëvizjet e shtetit për të rimëkëmbur rendin, i hyjnë një aventure të guximshme. Forcimi i policisë së Beratit do të thoshte fund i mbretërimit të tyre, më keq akoma, dikur do të nisnin edhe hetime për vrasjet e krimet e shumta… Të ruanin atë që kishin arritur, tashmë ishte baras me mbijetesën e gjithsecilit.

Anëtarët e Bandës së Beratit rrëmbejnë të gjitha llojet e armëve, që kishin mundësi të mbartnin, duke bllokuar rrugën automobilistike në hyrje të lagjes Çelepias. Dhjetëra gryka mitralozash të lehtë e të rëndë e gjithfarë armësh të tjera drejtohen mbi autokolonën e policisë. Tej, mbi disa tarraca ndërtesash, kryesisht fëmijë, lëvrinin pranë mitralozave të rëndë 12.7 mm.

Forcat speciale ndalojnë rreth 100 metër larg pritës. Kalojnë disa minuta të shurdhëta me armët drejtuar njëri-tjetrit. Sokol Bizhga dhe disa drejtues të tjerë të grupit të forcave speciale, bëjnë një plan për të sulmuar. Një grup bëhet gati të kapë një pikë dominuese në lartësinë e një faqeje kodre me ullinj, snajperët fusin në kryq disa nga banditët e pozicionuar më mirë.

– Oooo, po këta janë tanët!

Nga njerëzit e pritës shkëputet një burrë me flokë të drejtë, që i mbulonin ballin. Ishte Maksim Hasani, deputeti i sapozgjedhur i zonës. Ai takon drejtorin Baraj dhe kthehet sërish te prita të sqarojë Altin Dardhën me shokë se ata nuk ishin policët e Sali Berishës (të tyret), por policët e zgjedhur nga Partia Socialiste (tanët). Deputeti Hasani sjell vendimin e Bandës për lejimin e futjes në Berat.

Kushti i banditëve, që të hapnin rrugën, ishte një i vetëm dhe i padiskutueshëm: forcat speciale mund të futeshin në qytet të bënin punët e tyre, por në asnjë rast nuk duhet të preknin anëtarët e Bandës dhe aktivitetin e saj.

Drejtuesit e forcave speciale, kundërshtojnë të bëjnë marrëveshje me Bandën. Këmbëngul sidomos Elham Elezi9, i cili i thotë në sy Drejtorit Sokol Baraj se “me këtë marrëveshje po tradhtohej misioni i policisë”. Edhe Sokol Bizhga, një nga oficerët e lartë në përbërje të trupave, dikur e ka dëshmuar acarimin e forcave speciale.

–  Ne të nivelit teknik nuk ishim dakord! Ndiheshim të sigurt dhe superiorë ndaj tyre. Po t’u kishim rënë, do i kishim zgjidhur që atë ditë të gjitha problemet e Beratit!

Në fund të gjithë i binden vendimit baraspeshues të eprorit Baraj.

– Mes tyre ka edhe fëmijë. Nuk do bëjmë luftë me fëmijët!

Forcat speciale futen në qytet me kokën ulur. Beratasit, që ishin informuar për marrëveshjen e turpshme, nisën ti fyenin. Pothuaj të gjithë kishin votuar për Partinë Socialiste të Fatos Nanos, duke shpresuar se vota do të shërbente të paktën për të zgjidhur problemet me bandat e banditët, por imazhi i policëve specialë në krah të Altin Dardhës dhe Adrian Çobos, u pret gjunjët. Katër muaj, gati të plotë, pa polici dhe pa shtet, kishin qenë rraskapitës.

Edhe një tjetër pjesëtar i forcave speciale, Zenel Neza – i njëjti që më 12 shtator 1998 do të ruhej nga Zoti gjatë atentatit që i mori jetën deputetit Azem Hajdari, e ka përshkruar me cinizëm ngjarjen: “Ishte e turpshme se si na shihnin qytetarët e thjeshtë. Ata, që duhej të arrestonim, i kishim në krye të autokolonës.

Disa, që na njihnin, na afroheshin dhe na thoshin me zë të ulët se ata ishin killerat e Beratit… Përfundimisht pothuaj gjithë kohën e kaluam në hotel duke luajtur me letra dhe tavëll. Në këtë mënyrë e luftuam kriminalitetin, vendosëm rendin dhe u kthyem në Tiranë me bisht në shalë.”

Por nuk mbaron këtu. Të ulje kokën dhe të bëje marrëveshje me vrasësit e Bandës së Beratit, të tregoheshe i pafuqishëm dhe i arsyeshëm, nuk ishte një zgjidhje e zgjuar. Në tentativën për të marrë tankun, që Altin Dardha kishte pozicionuar pranë Urës së Goricës, specialët turpërohen krejt.

Në fakt, me këtë lëvizje, ata dilnin jashtë marrëveshjes. Altin Dardha nuk lëshon pe. Ai u vë kallashnikovin në kokë dhe jo vetëm që nuk i lejon të marrin tankun, por u grabit edhe autoblindën e vetme, që ata kishin sjellë nga Tirana./ Marrë nga libri “Altin Dardha”

Next Post
Sanksione të ashpra/ SHBA do të sekuestrojë aeroplanin në vlerë 90 milionë dollarë të njeriut më të pasur të Dumës ruse, mik i Putin

Sanksione të ashpra/ SHBA do të sekuestrojë aeroplanin në vlerë 90 milionë dollarë të njeriut më të pasur të Dumës ruse, mik i Putin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Rivlerësimi, Braçe sulmon ministrin Malaj dhe Kadastrën: Ta marrësh me nge nuk quhet qeverisje…

February 19, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Shkurt 2026

February 19, 2026
Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

February 19, 2026
Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

February 19, 2026
Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

February 19, 2026
PS në pushtet përtej 2040-ës, Berisha 96 vjeç duke pritur ‘shansin’!

Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore

February 19, 2026
Bashkim Zeneli motivon Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së: Mos kini frikë të përballeni, lufta juaj është heroike

Sa larg Haga me Nurenbergun

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In