• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tmerret që përjetoi Alvin Berisha në kampin e ISIS, gazetari i “Le Iene”: Hante gjethe e bar për 10 ditë

by Java News
22/11/2019 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

11-vjeçari Alvin Berisha, i cili pak javë më parë u nxorr nga kampi Al Hol në Siri ka nisur një jetë të re, por askush nuk mund të fshijë nga kujtesa e tij tmerret që përjetoi në kampin e ferrit dhe më herët gjatë qëndrimit në Siri. Gazetari shqiptar bashkëpunëtor i “Le Iene” Taulant Kopliku, i cili mundësoi takimin mes babait dhe Alvinit rrëfen për ‘News24’ se për ditë me radhë në Siri vogëlushi është ushqyer vetëm me fije bari. Këtë detaj ia ka treguar babait të Alvinit, një grua kosovare e cila kishte marrë 11-vjeçarin pas bombardimit ku humbi jetën nëna e tij.

“Ato 10 ditë kanë qenë ditë të tmerrshme për atë fëmijë, pasi ishte i plagosur. Kishte rrjedhje gjaku. Janë transportuar në disa zona ku ka pasur stane bagëtish. Janë ushqyer me gjethe dhe bar për 10 ditë me radhë. Gjëja që i ka thënë ajo grua ishte se; ‘ky fëmijë nuk është ankuar kurrë’. Ai ishte i vendosur që të vazhdojnë rrugën me ta”, tha Taulant Kopliku.

Gazetari Kopliku thotë se kurdet janë të gatshëm për t’i larguar nga kampi gratë dhe fëmijët, por shteti shqiptar nuk ka shprehur interesim.

“Problemi është që të gjendet gjuha me autoritet kurdë. Shoh që ka një vullnet të varfër nga autoritetet shqiptare për të kontaktuar me kurdët. Arsyeja është gjeopolitikë e pastër. Nëse nga një aleat politk siç është Turqia, ato konsiderohen terroristë, në një farë mënyre janë terroristë dhe për shoqërinë shqiptare”, tha Kopliku.

Shtetasit shqiptare që janë në kamp mund të shndërrohen edhe në rrezik nëse kthehen në vendin e origjinës, por Kopliku sugjeron qe shteti shqiptar ashtu siç ka bërë Belgjika mund të krijojë një strukturë të posaçme për trajtimin e tyre.

“Shqipëria sikurse kanë bërë dhe vende si Belgjika, duhet të krijojë një strukturë. Në Belgjikë kjo quhet strukturë e derekalizimit. Ka bashkëpunime me komunën e atjeshme ku është vendosur që t’i kthejnë në shoqëri”, pohoi gazetari. Pasi çështja u bë ndërkombëtare mes vështirësive u arrit që 11-vjeçari Alvin Berisha të dalë nga kampi dhe të kthehet tek babai i tij në Itali ndërkohë që në atë kamp vijojnë të jenë ende rreth 80 gra dhe fëmije shqiptare. /e.s/

Next Post
VIDEO/ Momenti kur Tirana shpallet Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 në Amiens

VIDEO/ Momenti kur Tirana shpallet Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 në Amiens

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 12 Shtator 2026

September 11, 2026
Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

September 11, 2026
Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

September 11, 2026
“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 11, 2026
Mediat në Shqipëri kapin rekordin e 72 milionë eurove, dominojnë televizionet, por ka edhe 748 portale

Gazetarët sfidojnë GJKKO-në! Kërkojnë nga Kushtetuesja rrëzimin e rregullores që prek mediat

September 11, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

Modeli i kompanive “KAYO”, Bozdo: Nuk prodhon asgjë, skemë e re korrupsioni

September 11, 2026
11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

September 11, 2026
FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

September 11, 2026
Betimi i “parevokueshëm” i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend…!

Shteti i leshit dhe Republika e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve

September 11, 2026
Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com