• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tmerr në Portugali, 57 të vdekur nga zjarri katastrofik që ka përpirë pyjet

by Java News
18/06/2017 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një valë katastrofike zjarresh në Portugali u ka marrë jetën të paktën 57 personave, sipas asaj që njoftojnë zyrtarë të vendit. Shumica e tyre kanë humbur jetën në përpjekje për t’u larguar nga zona “Pedrogao Grande”, 50 km në juglindje të Coimbrës, edhe brenda automjeteve të tyre sipas burimeve qeveritare.

Mes 59 personave të tjerë të plagosur janë edhe disa zjarrfikës. “Fatkeqësisht, kjo duket të jetë tragjedia më e madhe që kemi parë në vitet e fundit, sa u përket vatrave të zjarrit nëpër pyje”, tha kryeministri Antonio Costa, i cili paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet edhe më tej.

Sekretari i Shtetit për Çështjet e Brendshme, Jorge Gomes tha se 3 persona vdiqën nga asfiksimi, ndërsa 18 të tjerë teksa udhëtonin me 4 automjete në rrugën që lidh Figueiro dos Vinhos dhe Castanheira de Pera.

Media në Portugali thotë se vatra e zjarrit nuk është vënë ende nën kontroll, pavarësisht se janë rreth 600 zjarrfikës që po punojnë për shuarjen e flakëve. Mes 59 të plagosurve është edhe një vajzë 8-vjeçare me djegie, e gjetur teksa endej e vetme pranë zjarreve.

Ndërkohë, rrjeti televiziv kombëtar “RTP” thotë se 6 zjarrfikës janë në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. “Correio do Manha” njofton se në një pjesë të mirë të zonës së prekur nga zjarret nuk është ndërhyrë ende prej autoriteteve, gjë që nënkupton se numri i viktimave mund të rritet ende.

Rreth 60 mjete për fikjen e zjarreve nëpër pyje janë shpërndarë nga mbarë vendi, ndërsa afro 1.700 zjarrfikës në total po luftojnë kundër flakëve, të cilat sipas Gomes, në “Pedrogao Grande” janë përhapur me “shpejtësi të dhunshme”.

Edhe Spanja ka ndihmuar me dy avionë ujëhedhës për të shuar flakët. Ende nuk dihen shkaqet, por dyshohet se vetëtimat mund të jenë një prej shkaqeve. Costa shtoi se stuhitë e thata mund të jenë një nga shkaqet e mundshme. Portugalia ka përjetuar një valë të nxehti me temperatura deri në 40 gradë Celcius në disa zona/a.ç

Next Post
Lëvizte me armë në brez nëpër qytet, kapet i ‘forti’ i Durrësit (Emri)

Lëvizte me armë në brez nëpër qytet, kapet i 'forti' i Durrësit (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com