• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tmerr në Rrogozhinë! Djali rreh deri në vdekje nënën. E moshuara kishte kërkuar disa herë ndihmë nga…

by A R
11/02/2024 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndriçim Sokoli, 35 vjeç nga fshati Vilë Bashtovë i Rrogozhinës është autori i vrasjes së nënës së tij të moshuar. Siç bën me dije policia përmes një njoftimi zyrtar, vdekja e 75 vjeçares u raportua ditën e djeshme si vdekje natyrale.

Por pas hetimeve dhe ekspertizës mjeko-ligjore, rezultoi se ajo ishte abuzuar fizikisht nga i biri duke marrë dëmtime që i kushtuan jetën. Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë që viktima kishte kërkuar disa herë ndihmën e policisë duke denoncuar dhunën.

Më poshtë njoftimi i plotë i bluve:

U raportua fillimisht si vdekje natyrale, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, zbardhet shkaku i humbjes së jetës së 75-vjeçares. Vrau nënën e tij, nëpërmjet dhunës fizike, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari. 35-vjeçari vuante nga sëmundje mendore. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së shtetases I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se:

Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale. Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën.

Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Next Post
Falimentime në ndërtim në Gjermani, çfarë mund të bëhet?

Falimentime në ndërtim në Gjermani, çfarë mund të bëhet?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koreja e Jugut nuk e ndihmoi në luftën me Iranin, Trump urdhëron reduktimin e stërvitjeve ushtarake -

Pas 60 ditësh armëpushim, Trump përsërit paralajmërimin ndaj Iranit: Nuk do të ketë armë bërthamore!

August 17, 2026
Tragjedi në Turqi/ Shpërthen goma e minibusit, humbin jetën 7 persona, mes tyre dy fëmijë

Tragjedi në Turqi/ Shpërthen goma e minibusit, humbin jetën 7 persona, mes tyre dy fëmijë

August 17, 2026
Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë zbulon gjendjen e të plagosurve: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

Mbi 250 fëmijë në urgjencë çdo ditë! Temperaturat e larta shtojnë infeksionet dhe helmimet ushqimore

August 17, 2026
Transporti publik i rikthehet normalitetit, Karakaçi: Qeveria do ta subvencionojë naftën

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës hyn në fazën e tretë, ministri Karakaçi: Punimet kanë arritur në 30%

August 17, 2026
Kultivonte 105 bimë kanabisi dhe mbante pistoletë në banesë, arrestohet 58-vjeçari në Pukë

Kultivonte 105 bimë kanabisi dhe mbante pistoletë në banesë, arrestohet 58-vjeçari në Pukë

August 17, 2026
Nga makinat luksoze te xhirot e gomave, policia “blindon” rrugët e Tiranës: 3012 gjoba në 48 orë

Nga makinat luksoze te xhirot e gomave, policia “blindon” rrugët e Tiranës: 3012 gjoba në 48 orë

August 17, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Analisti: Protesta ka humbur kauzën, është kthyer në përplasje klanesh

August 17, 2026
Policia hap njësinë e re për krimet mjedisore, Lamallari: Çdo zjarr i dyshimtë do të hetohet deri në fund

Policia hap njësinë e re për krimet mjedisore, Lamallari: Çdo zjarr i dyshimtë do të hetohet deri në fund

August 17, 2026
Zjarr pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik në Mallakastër (VIDEO)

Zjarr pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik në Mallakastër (VIDEO)

August 17, 2026
“Asnjë qindarkë nga premtimet”/ Berisha për zjarrfikësit: Qeveria po i trajton në mënyrë cinike

“Asnjë qindarkë nga premtimet”/ Berisha për zjarrfikësit: Qeveria po i trajton në mënyrë cinike

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com