• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tmerr në ajër! Avioni me 33 pasagjerë kthehet me urgjencë në Rodos pas tymit nga motori (VIDEO)

by E B
30/08/2026 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Momente ankthi kanë kaluar 33 pasagjerë të një avioni që ishte nisur nga ishulli grek i Rodosit drejt Karpathosit.

Avioni me helika ATR 42 i kompanisë Olympic Air, pjesë e grupit AEGEAN, u detyrua të kthehej në aeroportin “Diagoras” të Rodosit vetëm pak minuta pas ngritjes, për shkak të një problemi në njërin prej dy motorëve.

Sipas mediave lokale, gjatë fluturimit nga motori u pa të dilte tym dhe raportohet se për disa çaste u shfaqën edhe flakë. Pamjet e publikuara tregojnë një gjurmë të dukshme tymi pas avionit. Piloti reagoi menjëherë dhe vendosi të kthehej në Rodos. Sipas raportimeve, motori me problem u çaktivizua dhe avioni vazhdoi fluturimin me motorin tjetër, duke u ulur pa probleme.

Në aeroport ndërkohë ishte dhënë alarmi. Zjarrfikësit dhe shërbimet e emergjencës u vendosën pranë pistës, por ndërhyrja e tyre nuk ishte e nevojshme.Të  33 pasagjerët dhe tre anëtarët e ekuipazhit zbritën të sigurt dhe nuk u raportua asnjë i lënduar

Kompania AEGEAN, në njoftimin e saj zyrtar, është më e rezervuar për shkaqet e incidentit. Ajo nuk konfirmon se motori mori flakë, por thotë se avioni shfaqi një sinjal për një problem të mundshëm në sistemin e vajit të njërit prej motorëve. Për këtë arsye, kapiteni ndoqi procedurat e sigurisë dhe vendosi kthimin e menjëhershëm në Rodos.

Avioni, me numër fluturimi OA94, kryente fluturimin e linjës Rodos–Karpathos dhe më pas do të vazhdonte drejt Kasosit dhe Sitias.

Pas incidentit, AEGEAN dërgoi një avion tjetër nga Athina për të marrë pasagjerët dhe për të vazhduar udhëtimin e tyre. Shkaqet e sakta të defektit pritet të përcaktohen nga kontrolli teknik i avionit. Deri tani, ajo që konfirmohet zyrtarisht është se ekuipazhi veproi sipas procedurave dhe se incidenti përfundoi pa asnjë të lënduar.

Next Post
Gordon Brown: Irlanda do të bashkohet -

Gordon Brown: Irlanda do të bashkohet -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com