• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tmerr çfarë u ndodhi atyre që folën kundër Kinës dhe Covid-19/ U shkonin në shtëpi si mjekë dhe …

by Java News
20/04/2020 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trokitja e frikshme në derë erdhi pas mesdite. Jashtë ishin dy burra të maskuar me kostumet speciale kundër COVID-19, të cilët i thanë biznesmenit Fang Bin se kishin ardhur për ta marrë atë dhe për ta çuar në një karantinë. Por, Bin, një tregtar tekstili, rreth të 40-ave, nuk ishte i sëmurë dhe burrat jashtë apartamentit të tij në Wuhan nuk ishin mjekë. Ata ishin oficerë policie qëpo zbatonin urdhëra të Partisë Komuniste Kineze.

‘Krimi’ i Fang ishte sepse kishte postuar një video që ai kishte filmuar njerëzit që vdesin nga virusi në rrugë dhe spitalet e mbushura me persona që kërkonin ndihmë, në një kohë kur Kina këmbënguli që virusi ishte nën kontroll. Kjo video u pa rreth 200,000 herë para se ajo të fshihej nga interneti.

Daily Mail shkruan më tej se oficerët e morën me dhunë biznemenin nga banesa e tij, pa e pyetur aspak nëse kishte dëshirë të shkonte me ta.

Ata e morën me dhunë në pyetje, dhe i dhanë një urdhër të prerë, të ndalonte së përhapuri ‘thashethemet’ për virusin, duke e paraljëmruar se do t’i konfiskonin kompjuterin e tij. Në orët e para të mëngjesit, Bin u la i lirë.

Një javë më vonë, më 9 shkurt, Fang postoi një tjetër video, këtë herë duke edhe një thirrje krah videos: Qytetarët rezistojnë!

Policia u kthye në shtëpinë e tij dhe për biznesmenin e tekstileve tashmë nuk dihet asgjë për më shumë se dy muajsh. Sipas banorëve të zonës, Fang, ishte një njeri i dalluar, një nga zërat që u zhdukën nga qeveria kineze, sepse kishte treguar gjendjen e tmerrshme të shpërthimit të COVID-19.

Fati i tyre është i panjohur, por grupet e të drejtave të njeriut besojnë se Fang, së bashku me avokatin Chen Qiushi dhe ish-reporterin e televizionit shtetëror Li Zehua, po torturohen dhe detyrohen të shkruajnë rrëfime në qendrat e paraburgimit, ku, në periudha më normale, policia kineze fsheh terrorizimin e avokatëve dhe aktivistë që shihen si armiq të shtetit. Tani një hetim ka zbuluar një fushatë të organizuar nga regjimi kinez për të ndaluar 1.4 miliardë qytetarë të vendit që të mos diskutojnë për shpërthimin e tmerrshëm të COVID-19.

Më shumë se 5,100 njerëz u arrestuan për shpërndarjen e informacionit në javët e para të shpërthimit. Dizidentët po etiketohen si të sëmurë, në mënyrë që qeveria t’i vendosë ata në karantinë mjekësore dhe të mos kenë kontakt me anjë të jashtëm. Qindra qytetarë të tjerë janë arrestuar dhe duke gjobitur për dërgimin e mesazheve që tregonin se ka radhë të gjata nëpër spitale, mungesat e maskave dhe vdekjen e të afërmve.

Përplasja e paparë filloi me ankesat e shkruara nga Dr Li Wenliang, 34-vjeç, dhe shtatë mjekë të tjerë, të cilët dyshohet se u dërguan mesazhe mjekëve të tjerë, duke i paralajmëruar ata për shpërthimin e një sëmundje të ngjashme me SARS-in në Spitalin Qendror Wuhan dhe duke i këshilluar ata të vishnin veshje mbrojtëse.

Dr Li u detyrua të nënshkruajë një dokument policie duke thënë se ai kishte ‘prishur seriozisht rendin shoqëror’ dhe kishte shkelur ligjin para se të kthehej të punonte në Spitalin Qendror Wuhan, ku vdiq nga COVID-19, më 7 shkurt.

Vdekja e tij shkaktoi pikëllim dhe zemërim në të gjithë Kinën. Drejtuesit komunistë të vendit u trembën se mund të vinte një protestë mbarëkombëtare me hashtagun #wewantfreedomofspeech dhe fillua shtrëngimin e pamëshirshëm të kontrollit nga regjimi kinez.

Një ditë para vdekjes së Dr Li, avokati Chen Qiushi, videot e të cilit publikuan skena kaotike në spitalet Wuhan me viktimat e coronavirusit të shtrirë në korridore dhe u panë nga më shumë se 400,000 njerëz, u zhdukën.

Të nesërmen, familjarëve të tij iu raportua se ai ndodhej në karantinë.

Para zhdukjes së tij, Chen e kuptoi që policia po e mbyllte dhe u tha ndjekësve të tij: Për sa kohë që jam gjallë, unë do të flas për atë që kam parë dhe atë që kam dëgjuar. Nuk kam frikë nga vdekja. Pse duhet të kem frikë nga ju, Partia Komuniste?

Disa ditë më vonë u zhduk.

Tre javë më vonë, Li Zehua, 25 vjeç, një reporter në televizionin shtetëror kinez që shkoi për të raportuar mbi numrin e vdekjeve në Wuhan, transmetoi drejtpërdrejt arrestimin e tij kur policët të veshur civilë, iu futën në shtëpi.

Qeveria kineze ka heshtur për fatin e këtyre personave, por të tre besohet se gjenden në qendrat e ndalimit sekret, një formë e keqe e burgosjes së jashtëligjshme, e përshkruar nga zyrtarët si ‘mbikëqyrje banimi në një vend të caktuar’.

Frances Eve, zëvendësdrejtori i kërkimit në Mbikëqyrësit e të Drejtave të Njeriut me bazë në Hong Kong, tha: ‘Të gjithë ata që janë zhdukur janë duke u troturuar dhe në rrezik shumë të madh.

“Qendrat e paraburgimit sekret zakonisht mbajnë dizidentë siç janë aktivistët e të drejtave të njeriut dhe avokatët,”– tha Eve,- “Në shumicën e rasteve ne i kemi ndjekur, njerëzit që hyjnë janë torturuar.”

Kina ka mohuar të ketë dijeni për zhdukjen e këtyre personave. Ambasadori kinez në SHBA, Cui Tiankai, është pyetur dy herë në intervista televizive për fatin e Chen Qiushi, dhe është përgjigjur se nuk e ka idenë se kush është dhe se nuk e njeh aspak. /Daily Mail/

Next Post
148 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, cilat janë qytetet më të prekura

Përshpejton shërimin nga Covid-19, Britania trajton të sëmurët me plazmën e të mbijetuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

February 22, 2026
Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

February 22, 2026
Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

February 22, 2026
Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

February 22, 2026
Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

February 22, 2026
Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

February 22, 2026
Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

February 22, 2026
Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

February 22, 2026
“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

February 22, 2026
Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In