• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TKOB kthehet në tempullin e muzikës, baletit dhe trashëgimisë

by A R
02/03/2019 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit nga një ndërtesë e degraduar po kthehet në një tempull të muzikës lirike, baletit klasik me kushte moderne dhe e krahasueshme me skenat evropiane.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në kantierin e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit i cili po kthehen në një tempull të muzikës, siç e cilëson ai një harmonizim perfekt midis gjërat të së shkuar që vlejnë, dhe të rejave që sjellin vlerë të shtuar.

“Një udhëtim në kantierin e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit, nga skëterra e degradimit shembullor tek shembulli i rilindjes së tempullit të muzikës lirike, baletit klasik dhe trashëgimisë popullore”, shprehet Rama.

Gjatë vizitës në kantierin e Teatrit, Kryeministri u informua për të gjitha ndryshimet dhe detajet e punës.

E gjithë godina e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit është transformuar si nga akomodimi ashtu dhe garancia e parametrave teknik e profesional të akustikës cilësisë së zërit dhe me një skenë moderne në qendër.

Artistë shqiptar të lënë afro çerek shekulli me “shtëpi” të rrënuar në kushte të mjerueshme ashtu siç i la regjimi komunist, më në fund do ju kthehet dinjiteti për të pasur një ambien siç edhe e meritojnë, për të bërë më të mirën për publikun, dhe pse jo për artin e muzikën shqiptare.

Skena e re do të ketë të montuara teknologjitë e reja që transformojnë krejtësisht skenën në një skenë moderne. Më në fund do të ketë një kualitet të ri me kondicionim nga poshtë që të mos preket cilësia e kualitetit të tingullit.

Po ashtu edhe pjesa e orkestrës e transformuar në një tjetër dimension për t’i dhënë më shumë volum dhe një zhvillim më të mirë të vendosjes së orkestrantëve. Ndërsa gropa e skenës që ka shkuar dy kate nën tokë për më shumë dimension.

Me në fund Teatrit Kombëtar i Operas e Baletit do të kthehet në një formë më klasike duke shtuar dy ballkone anësorë, të cilat jo vetëm do sjellin publikun si një përqasje afër artistëve, por nga aspekti i kualitetit të zërit rrit shumë cilësinë e akustikës së të gjithë auditorit.

Një risi në rikonstruksionin e skenës së Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit është ruajtja e pjesëve origjinale të arkitekturës, siç janë dyshemetë.

Skena e vjetër është prishur e tërë dhe punimet kanë mbërritur dy kate nën tokë për të rritur dimensionit dhe të kapacitetit. Kulla ajrore do të jetë super teknologjike për të patur mundësin për skenare nga më të ndryshmit për artistët.

Rikonstruksionit të plotë i është nënshtruar dhe salla e baletit e cilat tashmë është tjetërsuar, pasi është fshehur e gjithë struktura e kondicionimit duke e bërë silencioz për zërin gjatë provave, për të mos shqetësuar artistët. Ka nisur puna për zëvendësimin e pasqyrave. Pjesa ngjitur është salla e vogël e baletit  e cila është transformuar tashmë dhe do të ketë një sallë për provat e orkestrës me kualitet zëri shumë të mirë.

Një tjetër ambient i transformuar është dhe salla e provave të artistëve, e cila do të ofrojë komoditet. Të gjithë veshjet janë të reja me teknologji të lartë. Një tjerë ambient është dhe mensa e artistëve që do të jetë krejt ndryshe dhe me një bashkëpunim me skulptorët e Akademisë së Artëve do të ketë mjaftë element të artistik të skulpturuar.

Salla e provave të orkestrës do të jetë e shndërruar në një ambient tërësisht profesional, me karakteristika të afta me skenën. Më në fund do të kenë një sallë me cilësitë teknike të provave.

Edhe salla e lirikës është transformuar, e izoluar nga zhurmat me hapësirë të madhe.

Transformim total edhe për tualetet dhe do të jenë në tërësi 26 të tilla, nga 8 që ishin m♪7 parë.

Edha gardëroba është e tjetërsuar nga një skutë e errët gjithë ndriçim dhe kushte moderne. Edhe dhomat e solistëve do kenë më në fund një ambient dinjitoz, pra do jetë një mikpritje sic e meritojnë artistët.

Nga ana e tij Kryeministri ndërsa ndjek shpjegimet për transformimin e skenës së Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit shprehet se kjo qenka kthyer në një spektakël nga një fole që ishte.

/a.rada

Next Post
Gjermania në krizë? Bie prodhimi i automjeteve

Gjermania në krizë? Bie prodhimi i automjeteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

May 10, 2026
Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

May 10, 2026
“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

May 10, 2026
Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

May 10, 2026
“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

May 10, 2026
Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

May 10, 2026
Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

May 10, 2026

Ambasadori Gonzato është caktuar “armik në dispozicion” të Berishës

May 10, 2026
Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

May 10, 2026
‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In