• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tjetërsimi i pronave në bregdet/ Gjykata e Lartë riktheh biznesmenin Helidon Gjikoka në “Arrest shtëpie”

by Java News
08/12/2022 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa muaj pas arrestimit dhe lirimit të një biznesmeni në Vlorë në lidhje me tjetërsimin e pronave në bregdet, Gjykata e Lartë ka vendosur ta rikthejë Helidon Gjikokën në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Vendimi është dhënë nga treshja gjykuese Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, të cilët kanë rrëzuar vendimin e dhenë nga Gjykata e Apelit të Vlorës, e cila caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Vlorës më 4 maj të këtij viti.

DOSJA

Ka qenë Gjykata e Tiranës, e cila në tetor të vitit 2020 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Gjikokës, duke e shpallur atë në kërkim. Pas këtij vendimi, dyshohet se 48-vjeçari u largua jashtë vendit, duke u rikthyer këtë vit në qytetin e Vlorës, ku edhe iu vendosën prangat më 11 mars.

Ndaj tij ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës shtetasi I. K., 52 vjeç, banues në Gjilekë, Himarë, duke pretenduar që Gjikoka “si punonjës i ASHK-së Vlorë, ka falsifikuar disa dokumente për një pronë në Himarë, me anë të mashtrimit, ka nxjerrë lejen e legalizimit në emrin e tij dhe ka filluar të ndërtojë në këtë pronë”. Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 1430 m2 në një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar.

Historia daton pak vite më parë, kur Gjikoka bashkë me zyrtarë të tjerë në zyrat e pronave në Vlorë ka ndryshuar pronësinë e një kompleksi turistik, duke përdorur vetëm një kontratë qiraje. Bëhet fjalë për kompleksin turistik “Ambel Beach”, hipoteka për të cilin është marrë nga Gjikoka më 28 janar të vitit 2019.

Një vit më vonë, pronari i kompleksit e kallëzoi atë në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa në mars të vitit të shkuar, u morën të pandehur 8 zyrtarë të ALUIZN-t në Vlorë. Pas këtij vendimi, Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin e kompleksit në bregdetin e Gjilekës në Himarë. Ndër të tjera, u bllokua edhe ndërtimi prej 451 metra katrorësh brenda kësaj hapësire toke.

Gjikoka, siç thuhej në dosje, kishte arritur nëpërmjet falsifikimeve t’i tjetërsonte pasurinë e kushëririt të tij, I. K.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, kontrata noteriale e qirasë ishte nënshkruar më 27 shtator të vitit 2018 me përfaqësues avokatin Ariton Kasaj, i cili ka nënshkruar në emër të pronarit të hotelit, I. K. Kjo kontratë, sipas Prokurorisë, humb fuqinë në 31 gusht 2021 dhe se Helidon Gjikoka duhet të linte objektin.

Por hetimi i kryer nga ana e Prokurorisë së Tiranës ka zbuluar se Helidon Gjikoka, 7 ditë para firmosjes së kontratës së falsifikuar me avokatin Kasaj, në 20 shtator 2018 çuditërisht është pajisur me certifikatë legalizimi.

Ndërkohë, më 28 janar të një viti më vonë, Gjikoka është pajisur me vërtetim hipotekor nga ASHK-ja në Vlorë. Mësohet se ai ka punuar gjithashtu në këtë institucion deri në vitin 2020.

Në dokument thuhet se “… pas verifikimit të kryer në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, ka rezultuar se në rrethana ende të paqarta, e gjithë pasuria që më parë ishte në pronësi të kallëzuesit Ilir Koka, në bazë të lejes së ndërtimit, rezulton në emër të palës së kallëzuesit Helidon Gjikoka”.

/s.f

Next Post
PD nxjerr videon: Afera korruptive e inceneratorëve nuk mund të bëhej pa dijeninë e Ramës

Inceneratori i Elbasanit/ Publikohet ekspertimi ekonomik i SPAK: Paratë që u janë kaluar shoqërive të tjera janë arkëtuar sërish nga Albtek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

Bamir Topi: Ols Dadon e solli Ina Rama për firmë, ajo është përgjegjëse për emërimin!

April 14, 2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

April 14, 2026
Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

April 14, 2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

April 14, 2026
Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

April 14, 2026
Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

April 14, 2026
Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

April 14, 2026
Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

April 14, 2026
Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

April 14, 2026
Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In