Një djalë i ri sot i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga një pallat. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë pranë burgut 303 në afërsi të shkollës Harry Fultz.
Burime për JavaNews.al bëjnë të ditur se i riu me iniciale A.K është hedhur nga pallati për motive ende të panjohura. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në Tiranë brenda pak ditësh janë kryer disa vetëvrasje, ku dy ditë më parë një shtetas i huaj vdiq pasi u hodh nga një pallat. Më pas ngjarja e 20-vjeçares nga Fieri, e cila u hodh nga tarraca e një hoteli si dhe 87-vjeçari, që u hodh nga kati i shtatë i banesës.









