Një 70 vjeçar nga Lushnja me inicialet E.K i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i shtëpisë ku jetonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, ku i moshuari është hedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij.
Njoftimi i Policisë
Një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i pestë i ballkonit të tij në Lushnje.
Policia bën me dije se, në datën 20.06.2017, rreth orës 16:00, në lagjen “Loni Dhamo” Lushnje, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i katit të pestë të pllatit Nr 162, shtetasi E.K, 70 vjeç.
Për pasojë shtetasi E.K ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.m.