Dukuria e vetëvrasjeve po merr përmasa shqetësuese duke marrë gjithnjë e më shumë jetë njerëzish.
Në Fier, sot u gjet i pajetë një burrë ende në moshë larg pensionit, pasi ishte vetëvarur.
Policia lokale tha se “gjatë mëngjesit të sotëm është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një dhomë pranë banesës dhe ka ndërruar jetë shtetasi Y.M., 64 vjeç, banues në Patos, Fier”.
Grupi hetimor thotë se po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, arsyet e të cilës ndoshta i ndjeri i ka marrë me vete.
Më herët sot, një tjetër burrë u gjet i vdekur pasi u hodh nga pallati në mes të Durrësit.
/a.r