Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi paraditen e djeshme, ku një fëmijë 3-vjeçar ndërroi jetë pas problemeve shëndetësore që shfaqi në kopsht, një tjetër ngjarje e rënbdë ka ndodhur në Tiranë.
Një foshnjë ka ndërruar jetë ditën e djeshme në kryeqytet, për shkaqe natyrale ndërkohë lajmi konfirmohet sot zyrtarisht nga policia.
“Më datë 05.04.2018, në spital ka humbur foshnja A.I, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.










