Shqipëria vijon që të lëkundet nga tërmeti. Në orën 15:46:26 të ditës së sotme është ndjerë një lëkundje me magnitudë 3.5 ballë të shkallës rihter me epiqendër 6 km larg nga Lushnja.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Fier dhe Tiranë, ndërsa thellësia ka qenë 12 km.
Nga lëkundja nuk raportohet për probleme apo dëmtime, pasi ka qenë me magnitudë të vogël.
Që nga fillimi i korrikut, në Shqipëri janë regjistruar disa lëkundje sizmike në disa qytete, ndërsa pika më e nxehtë ka qenë Gjiri i Lalëzit, por fatmirësisht nuk janë regjistruar dëmtime.
/b.d