Një tjetër sulm i rëndë është shënuar ditën e sotme në Beograd, ku një nxënëse ka goditur me thikë një tjetër nxënëse dhe një mësuese.
Mediat serbe bëjnë me dije se nxënësja kishte një thikë kuzhine me vete dhe sulmoi një tjetër nxënëse të shkollës private ku studionin, ndërsa teksa mësuesja ka ndërhyrë për të ndërprerë sulmin, është goditur nga autorja.
Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore dhe nuk janë në gjendje të rëndë ndërsa autorja është arrestuar. Një ditë më parë, Beogradi u trondit nga sulmi i ndodhur në Vraçar ku një adoleshent vrau tetë nxënës dhe rojen e shkollë fillore.
/a.r