• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tjetër provë që rrëzon Metën/ Votat e pavlefshme bënë që PS të humbë mandatin e 9-të në Librazhd, ngatërresa me fletën e votimit rekord me 7%

by
03/05/2021 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doci

Report Tv sjell fakte të tjera, bazuar në analizimin e shifrave të zyrtare që konfirmojnë se numri i shqetësues i votave të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ka dëmtuar më shumë Partinë Socialiste, madje duke u reflektuar në numrin e mandateve, të humbura për 140-300 vota.

Taulant Balla ka humbur mandatin e 9-në për Partinë Socialiste në Librazhd, pikërisht në qytetin e tij, ku numri i skedave të pavlefshme ka shënuar një rekord me 7 %, nga 5.3 % që është mesatarja kombëtare i votave të pavlefshme. Ngatërresa e votuesve me fletën e votimit në Librazhd ia ka dhënë Partisë Demokratike një mandat deputeti në Elbasan.

Po çfarë ka ndodhur në Librazhd? Në zgjedhjet e 25 prillit, në Librazhd, e njohur si zona e Taulant Ballës, deputeti më i votuar në këto zgjedhje, mori 9952 vota, duke fituar me 60 % të votave. Por, Partia Socialiste pësoi një rënie me rreth 1 vota krahasuar me rezultatin që kishte marrë në zgjedhjet e 2017. Librazhdi është ndër të paktat zona ku PS ka pësuar rënie, ndërkohë që në pjesën e tjetër të qarkut ka pësuar rritje.

Nga 17 606 vota të hedhur në kutitë e votimit, janë numëruar 1243 skeda të pavlefshme, duke shënuar rekordin më të lartë, 7 %. Votuesit kanë ngatërruar numrin 8 të kandidati Taulant Balla, përballë PS-së, me numrin 8 të partisë Lëvizja e Re.

Zgjedhësit kanë votuar numrin 12 PS si dhe numrin 8 Lëvizja e Re, duke e pandehur për numrin e Ballës, duke bërë votën e pavlefshme. Kjo shpjegon edhe faktin se pse votat e pavlefshme në Librazhd janë 7 %, ndërsa në Elbasan, në rang qarku, 5.5 %, kurse në rang kombëtar 5.3 %. Në Elbasan, Partia Socialiste humbi mandatin e 9-të për 78 vota, ndërsa PD-ja mori mandatin e 6-të.

Humbja e një mandati nga PS-ja për shkak të votave të pavlefshme në Librazhd është një tjetër provë që hedh poshtë pretendimet e Presidentit Ilir Meta dhe të një pjese të opozitës, sipas të cilëve numri i lartë i skedave të pavlefshme ka qene një manipulimi për të favorizuar fitoren e socialisteve. Është jashtë çdo logjike që një parti politike të investohet në manipulimin e pretenduar të votave të pavlefshme, për t’i shtuar mandatet kundërshtarit. ( Shqiptarje.com)

 

/b.h

Next Post
Mjekja shqiptare në Gjermani tregon medikamentin që shëron për 5 ditë simptomat e COVID-19

Mjekja shqiptare në Gjermani tregon medikamentin që shëron për 5 ditë simptomat e COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

September 23, 2026
Vlora Hyseni u mor në pyetje nga SPAK për lidhjen me Agasin, ish-kreu i SHISH: Kam kontakte vetëm me telefon dhe si bashkëpunëtor i shërbimit sekret

Kur James Bondi kthehet në Menekshe: Telendisja në telenovelë turke, e një spy story

September 23, 2026
“Forcim i besimit të qytetarëve”- Ambasadorja Sousa takohet me kreun e KLP: Një sistem i fortë drejtësie, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE

“Forcim i besimit të qytetarëve”- Ambasadorja Sousa takohet me kreun e KLP: Një sistem i fortë drejtësie, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE

September 23, 2026
Ministri Gonxhja: Restaurimi i Teqesë së Koshtanit është detyrim shtetëror, kontribut në shkollën e parë shqipe në zonë!

Ministri Gonxhja: Restaurimi i Teqesë së Koshtanit është detyrim shtetëror, kontribut në shkollën e parë shqipe në zonë!

September 23, 2026
Grabiti nën kërcënimin e thikës çantën e shtetases gjermane te Liqeni Artificial, policia kap ‘skifterin’ e dyshuar!

Grabiti nën kërcënimin e thikës çantën e shtetases gjermane te Liqeni Artificial, policia kap ‘skifterin’ e dyshuar!

September 23, 2026
Rrëfimi i 13-vjeçarit që humbi për 13 ditë në Malin e Tomorrit: Më detyronin të shisja qirinj

Rrëfimi i 13-vjeçarit që humbi për 13 ditë në Malin e Tomorrit: Më detyronin të shisja qirinj

September 23, 2026
Një mizë në dritaren e Edi Ramës

O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

September 23, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

Koçeku, ngre pikëpyetje për Bordin e Universitetit të Shkodrës: Pse u hoq dëshmia e penalitetit dhe për kë?

September 23, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paralajmërimi i Bankës së Shqipërisë: Kujdes me kreditë për shtëpi dhe sulmet kibernetike

September 23, 2026
Rritja e çmimeve të naftës, Sllovakia përgjysmon çmimet e biletave të trenave dhe kufizon marzhën e fitimit për karburantet

Rritja e çmimeve të naftës, Sllovakia përgjysmon çmimet e biletave të trenave dhe kufizon marzhën e fitimit për karburantet

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com