• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tjetër prokuror i Gërdecit del me probleme, KPK konstaton mospërputhje në deklarimin e pasurisë

by A R
20/12/2019 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetingu duket se po fundos të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e dosjeve të bujshme. Gjatë 20 viteve demokraci kanë ndodhur shumë ngjarje në vend, por që në asnjë rast autorët e vërtetë nuk kanë shkuar para drejtësisë. Dy ngjarjet më të bujshme janë padyshim shpërthimi në Gërdec dhe vrasjet më 21 Janar 2011. Për të dyja këto masakra nuk u prek asnjë zyrtar i lartë.

Deri më tani vetingu i ka larguar nga sistemi të gjithë ata që kishin në dorë këto çështje. Dje doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit prokurori i Apelit, Edmond Hyka.

Ky i fundit është prokurori që dërgoi në Apel dosjen e Gërdecit, duke kërkuar që akuza për ngjarjen të bëhej vrasje. Bashkë me prokurorin Shkëlqim Hajdari, në ankimin e paraqitur në gjykatë, prokurorët e Apelit u shprehën se Gjykata e Shkallës së Parë që shpalli 9 zyrtarë të pafajshëm nuk ishte mbështetur në prova dhe se nuk ishin marrë parasysh një sërë provash të paraqitura në proces në shpalljen e vendimit përfundimtar. Por pavarësisht ankimimit, ata që realizuan Gërdecin dolën të larë.

Vetingu për Hykën

Prokurori Hyka doli dje para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Përballë Komisionit ishte avokati i tij Jordan Daci, i cili dha shpjegimet e klientit të tij, prokurorit Edmond Hyka. Për prokurorin, ILDKP ka sjellë një raport negativ, por me një pikë pozitive, ku konstatonte se Hyka ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë. Për apartamentin në Durrës blerë për 2 milionë lekë, prokurori ka deklaruar se e ka përfituar nga kontrata e shitblerjes në vitin 2005. Hyka, ka deklaruar burim krijimi për pasurinë në fjalë të ardhurat si avokat dhe kursime dhe pjesa takuese nuk është përcaktuar.

Sipas KPK-së, në deklaratën e bërë para detyrës si prokuror, Edmond Hyka ka deklaruar burim krijimi të ardhurat nga paga si avokat dhe të ardhurat nga babai nga disa prona. Për këtë pasuri, Komisioni tha se pas disa hetimeve, çmimi real i pasurisë përllogaritet 6 milionë lekë, ndërsa thekson se prokurori Hyka ka paguar një çmim 3 herë më të lirë. Në përfundim, Komisioni ka konstatuar pasaktësi në deklarimin për krijimin e kësaj pasurie, pasi nuk përputhen të dhënat e periudhës në deklarimin veting dhe të bërë më parë nga prokurori. Për pasurinë dyqan në plazh në Durrës, përfituar nga kontrata e shitblerjes në vitin 2005, me çmimin 500 mijë lekë. Komisioni ka ngritur dyshime në lidhje me çmimin e konstatuar, gjithashtu ka konstatuar mospërputhje, pasaktësi për vitin e krijimit të pasurisë në fjalë.

Relatori i çështjes tha se prokurori në deklaratën e bërë para nisjes së detyrës si prokuror ka deklaruar si vit krijimi vitin 2002, ndërsa në deklaratën veting ka deklaruar si vit krijimi kontratën e shitblerjes në vitin 2005. Për kriterin e pastërtisë së figurës, DSIK ka dërguar një raport ku e vlerëson pozitivisht prokurorin Edmond Hyka, duke mos konstatuar lidhje me persona të përfshirë në krimin e organizuar dhe nuk ka kontakte të papërshtatshme, duke vlerësuar përfundimisht që prokurori është i përshtatshëm për të vijuar detyrën.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjithashtu ka konstatuar të njëjtën gjë për Hykën. Lidhur me kriterin e aftësive profesionale, përgjithësisht ka një vlerësim pozitiv.

/a.r

Next Post
Tjetër shpërthim në Fushë-Krujë, ofiçinës i vendoset eksploziv në mëngjes

Vlora tronditet nga një shpërthim tritoli, ja kush ishte shënjestra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com