Prej 5 muajsh, vijon saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi, në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës.
Ditën e sotme, vajza e mitur e kësaj familje ka tentuar të hidhet nga kati i tretë i pallatit ku ajo banon me nënën dhe dy motrat e saj e një vëlla më të vogël në moshë.
Në vendngjarje, e mitura u shpëtua nga një banor i lagjes i cili u gjend në momentin që e mitura po tentonte të hidhej nga ballkoni.
Ky nuk është rasti i parë për 14-vjeçaren, e cila në 4 tetor 2025 është vetëhedhur nga ballkoni i katit të tretë, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime për shkak të rënies mbi tarracën e një kasolleje që ndodhej poshtë pallatit.
Edhe dy ditë më parë, ajo sërish ka dashur të vetëhidhet por është shpëtuar nga policia.
Ajo që ngre shqetësim të madh mbi këtë rast, është fakti se e mitura shfaq një sjellje shumë agresive së bashku me dy motrat e saj, ndërsa sipas informacioneve, ato janë dërguar disa herë në spital në kryeqytet për ndihmë më të specializuar psikiatrike, por ato nuk kanë pranuar asnjëherë të marrin mjekimet e duhura.











