Pas aksidentit masiv, një tjetër aksident është regjistruar sot në autostradën Lushnje-Fier.
Këtë herë dy automjete janë përplasur në kryqëzimin e Savrës.
Një mjet tip Volkswagen ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës dhe është përplasur nga një mjet tip ‘Benz’ me targa.
Si pasojë e përplasjes dy drejtuesit e mjeteve kanë përfunduar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia e qarkullimit ka shkuar në vendngjarje për të disiplinuar trafikun ndërsa policia shkencore po dokumenton rastin.
Sipas policisë së qarkullimit mjeti tip golf Volkswagen i ka prerë rrugën Benzit.











