Një tjetër aksident u shënua mëngjesin e sotëm. Një automjet me të cilin udhëtonin 3 vajza u përmbys në rrugë në vendin e quajtur “Ish pularia” në aksin Burrel-Skuraj.
Mjeti i cili po udhëtonte drejt Tiranës është perplasur me anën e sipërme të rrugës, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima. Tre vajzat u dërguan në spitalin e Burrelit për mjekim.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga përgjumja e drejtueses së mjetit.
/b.h