Një aksident i rëndë është raportuar në Tiranë ku drejtuesi i mjetit me iniciale E.H., ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur makinën me bordurën.
Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjeri 35-vjeçar me iniciale V.M.
Ky është aksidenti i dytë me vdekje i raportuar në Tiranë në 24 orët e fundit.
Edhe ditën e djeshme, në zonën e TEG, një 33-vjeçar duke drejtuar motorin e tij ka përplasur një të moshuar teksa ecte në rrugë.
/a.r











