• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tjetër afro-amerikanë i vrarë nga policia, ndizen më shumë protestat kundër racizmit në SHBA

by Ardit Rada
15/06/2020 17:42
BOSTON, MA: June 3, 2020: Thousands take part in a Black Lives Matter march and rally on the Boston Common in Boston, Massachusetts.  (Staff photo by Nicolaus Czarnecki/MediaNews Group/Boston Herald)

BOSTON, MA: June 3, 2020: Thousands take part in a Black Lives Matter march and rally on the Boston Common in Boston, Massachusetts. (Staff photo by Nicolaus Czarnecki/MediaNews Group/Boston Herald)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Goditja për vdekje e një afrikano-amerikan nga forcat e policies në Atlanta të Xhorxhias ka ndezur edhe më tej trazirat dhe demonstratat kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë. Siç raporton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, në mbarë vendin po rritet thirrja për reformimin e policisë përmes një legjislacioni dypartiak, ndërsa protestat në vend, dhe në mbarë botën, vazhdojnë.

Të premten në mbrëmje, oficerët e policisë të Atlantës iu afruan 27-vjeçarit Rayshard Brooks, i cili dukej se ishte duke fjetur pas timonit në makinën e tij, duke bllokuar korcinë pranë një restoranti fast-food që shërben direkt nga makina.

Kur oficerët u përpoqën ta arrestonin, ai rezistoi, duke çuar në një kacafytje. Në momentet që pasuan, të regjistruara në një seri kamerash trupore të policëve, kamerat vëzhguese të restoranteve dhe videot e telefonave celularë nga kalimtarët, Brooks duket se përdor një nga elektizuesit e oficerëve ndërsa largohet.

Incidenti përfundon kur njëri prej oficerëve hap zjarr, duke çuar në vdekjen e Brooks.

“Ndërsa mund të ketë debate nëse ky ishte një përdorim i duhur i forcës vdekjeprurëse, unë besoj fuqimisht se ekziston një dallim i qartë mes asaj që mund të bësh dhe asaj që duhet të bësh. Unë nuk besoj se ky ishte një përdorim i justifikuar i forcës vdekjeprurëse dhe kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm të oficerit nga detyra”, tha Keisha Lance Bottoms, kryetare e bashkisë së Nju Jorkut.

Një ditë më vonë, oficeri që qëlloi u pushua nga puna, shefi i policisë së Atlantës dha dorëheqjen, dhe restoranti ku ndodhi incidenti u përfshi nga flakët pasi zemërimi për vdekjen e Brooks çoi në trazira në rrugët e Atlantës në një vend tashmë të tronditur nga protestat pas vdekjes së George Floyd.

“Ne kemi nevojë për reformim në mënyrën se si oficerët e policisë e kryejnë detyrën e tyre. Si e bëjnë punën forcat e zbatimit të ligjit. Sepse ajo që ndodhi dje me Rayshard Brooks ishte rezultat i forcës së tepruar dhe vendimi i marrë nga fakti nëse ishin në siklet ose në panik i bëri të vrisnin një njeri të cilin e dinin se kishte vetëm një armë elektrike në dorë”, tha Stacey Abrams, ish përfaqësuese e shtetit të Xhorxhias.

((Keisha Lance Bottoms, Mayor, Atlanta Georgia)) ((AP Video via ËSB-TV))

“Ka pasur një shkëputje mes pritshmërisë dhe realitetit në lidhje me ndërveprimet e oficerëve tanë në komunitetet të cilat u kanë besuar atyre të mbrojnë”, tha Keisha Lance Bottoms, kryetare e bashkisë së Atlantës.

Është një shkëputje që ligjvënësit në Uashington janë gjithnjë e më shumë nën presion për ta zgjidhur përmes një legjislacioni dypartiak që adreson reformën e policisë, veçanërisht pas vdekjes së fundit të George Floyd në arrest policor në Mineapolis.

Senatori republikan James Lankford nga Oklahoma thotë se ai do të mbështeste një ndalim të përdorimit të kapjes nga fyti nga policia.

“Ka një parim të vjetër që nuk është i nevojshëm për atë situatë. Ka një dokument konsensusi që është bërë në vitin 2017 nga forcat e rendit në të gjithë vendin për të thënë që nuk është i nevojshëm dhe nuk mendoj se është çështje për ne”, tha senatori James Lankford nga Oklahoma.

Ish guvernatori i Nju Xhersit dhe kandidati republikan për President në vitin 2016 Chris Christie tregon për sukseset në reformën policore në qytetin Camden, në shtetin e tij si një shembull që duhet të ndiqet nga komunitetet e tjera.

“Ne i nxorëm oficerët e policisë nga makinat e tyre, me biçikleta ose në këmbë dhe i futëm në komunitete si nga perspektiva e zbatimit të ligjit, ashtu edhe nga ajo shoqërore, duke punuar me komunitetet dhe duke punuar me të rinj në komunitete për të zhvilluar besimin. E dyta ishte trajnimi për uljen e tensioneve, dhe paragrafi i parë në këtë trajnim është së pari mos bëjë keq, dhe se dhuna është zgjidhja e fundit”.

Ndërsa ligjvënësit në Uashington kërkojnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët për legjislacionin, disa shtete tashmë kanë miratuar reforma gjithëpërfshirëse të policisë në përgjigje të protestave që kanë mbizotëruar titujt e lajmeve në shumicën e qyteteve amerikane gjatë disa javëve të fundit. /Voa/

Next Post
Vijon situata e rënduar në Maqedoninë e Veriut, 103 raste të reja dhe 5 viktima nga COVID-19

Vijon situata e rënduar në Maqedoninë e Veriut, 103 raste të reja dhe 5 viktima nga COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com