• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

T’ja lëmë Zotit plakën

by Enkel Demi
12/04/2016 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një letër dashurie u botua pothuaj nga të gjitha mediat online dhe jo vetëm. Letra është shkruar nga e veja e diktatorit, një javë pas vdekjes së tij. Në fakt, mund të jetë shkruar edhe para një jave se të botohej, por kjo nuk ka shumë rëndësi.

Si përherë, kur flasim për kësi njerëzish, letra është e varfër në pikëpamjen gjuhësore, patetike me stilin e trakteve të Luftës së Dytë Botërore, rrëfen një botë të zbrazët shpirtërore dhe si përherë është një përbetim që në vitin 2016, në kohët e sotme, ngjan më shumë se bajat, i mërzitshëm, si fjalë që dalin nga gojë me proteza dhëmbësh. Megjithatë, botohet kudo, thua se po ndjekim një episod të Electric Blue.

Ata që e publikojnë këtë letërkëmbim mes një të gjalli dhe një të vdekuri, nuk ndalen vetëm në një fakt, që Nexhmija, komunistja e orëve të dyta, se ata të orëve të para i vranë, komunikon me shpirtin e atij që i ka vdekur veç trupi. Kuptohet, feja që përfaqëson kjo dishepulle e Komandantit, e ngre Parajsën në zemrat tona, në një vend akoma më mistik se sa fantazia e Dantes.

Tek e fundit, edhe komunisti më i thekur ka nevojë që në dekikën e vdekjes të besoj se kjo punë nuk mbaron me kaq, që diçka më e rëndësishme nis, ajo e përtejshmja, e cila me thënë të drejtën mund të arrihet të kuptohet veç nëse e gëzon jetën nëpërmjet besimit. Këtë zonja plakë e ka mohuar gjithë jetën, por në fund, buzë gropës së vorrit, edhe njeriu më i keq në rruzull ka nevojë të kapet tek një shpresë e përtejme, tëpkë si i mbyturi që kapet pas shkumës së dallgëve për të shpëtuar.

Prandaj, kjo letër dashurie është pa kurrfarë vlere, pasi shkruhet nga një njeri që ka vrarë Zotin dhe kërkon ta ngjallë ditën e fundit. Në fakt, ka vrarë në rradhë të parë veten me atë varfëri besimi në kotësi, më pas një popull, një Komb dhe në fund një media që e boton.

Nëse do i bënim plagjaturë prej një poeti ateist të mrekullueshëm shqiptar, Migjenit, duhet me e lënë plakën në vetminë e saj, se shejtni kurrë nuk pati, veç nëse në kaq pak ditë që i kanë mbetur t’i lutemi kryeministrit ta cysë në mësimet e tij shkollore për fenë.

Next Post

Siri/ Rrëzohet helikopteri rus, vriten dy pilotë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In