• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Titujt e pronësisë, Gjonaj thirrje qytetarëve: Denonconi rastet abuzive. Reforma i jep fund mbivendosjes

by Java News
21/02/2018 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare është duke ndërmarrë një reformë e cila do t’i japë zgjidhje problemit me titujt e pronësisë.

Gjatë një inspektimi në qytetin bregdetar të Vlorë, ku dhe çështja e titujve të pronësisë është fenomen mjaft i përhapur, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj theksoi se lufta është fokusuar tek burokracia. Sipas Ministres së Drejtësisë, “Mbivendosja e titujve të pronësisë është një problematikë që nuk mund të zgjidhet brenda një mandati, por është e nevojshme të ndërmarrim nismat e duhura për ta futur këtë çështje drejt zgjidhjes. Nuk them që do të mbyllet kjo problematikë brenda 4-viteve, por do të bëhet e mundur që të nisë sqarimi i problematikave”, tha Gjonaj, transmeton ata.gov.al.

“Në shumicën e rasteve jo vetëm është abuzuar me mënyrën e dhënies së shërbimit, është abuzuar dhe me mënyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Por njëkohësisht ka dhe një mbivendosje të jashtëzakonshme në ato raste kur ka një vendim të kthimit-kompensimit të pronave, kur ka një vendim gjykate, ose kur ka një vendim për legalizimin e pronës. Qeveria shqiptare po ndërmerr një reformë të madhe, duke i trajtuar në mënyrë të integruar të gjithë titujt e pronësisë përmes një agjencie”, tha Gjonaj.

Gjonaj kërkoi ndihmën e qytetarëve për të denoncuar rastet abuzive, në mënyrë që fajtorët të mbajnë përgjegjësi.

“Qytetarët kanë të gjithë mundësinë që sot të denoncojnë të gjithë ata punonjës të administratës publike që abuzojnë, sorollatin me burokracira të paqena, të cilët mund të kërkojnë dhe ryshfet t’i denoncojnë në platformën “Shqipëriaqëduam.al”, pasi kemi bërë realitet që kur kemi identifikuar raste të tilla, jo vetëm që këta punonjës të administratës janë pushuar apo marrë masat përkatëse, por kanë shkuar deri në kallëzime penale në prokurori”, tha Ministrja e Drejtësisë. Qeveria ka vendosur të bashkojë Hipotekat me Aluizni-n, duke krijuar një institucion të vetëm, Agjencinë e Posaçme të Trajtimit të Pronave.

a.ç

Next Post
Tragjike në Fushë-Krujë, 17-vjeçarja vetëvritet me armë zjarri

Hajdutët futen në banesën e të moshuarës në Tiranë, i marrin të gjitha kursimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com