As 33 vjet pas fillimit të debatit për trashëgiminë që kishte lënë Josip Broz Tito, ende nuk dihet se çfarë hyn në këtë trashëgimi dhe as se ku gjenden gjësende e saj. Trashëgimtarë e Titos dhe përfaqësuesit e tyre juridikë shpresojnë se gjithë kjo do të dieët më 1 dhjetor kur në Beograd edhe do të mbahet një proces gjyqësor lidhur me këtë. Trashëgimtarët e Titos ndër të tjera po kërkojnë edhe shpatën e Stalinit, Dekoratën e Suvorovitit si dhe rreth 30 dekorata të tjera, piktura artistike nga shtëpia e Brozëve, orët si dhe çiftet (pushkët e gjuetisë) të Titos, të cilat gjithsej kanë qenë 167 sosh. Në njërën nga ekspozitat e fundit janë numëruar vetëm 67 copë armë, kryesisht unike , punuar enkas për Titon.
“Ende po mblidhet dokumentacioni se çfarë është masë trashëguese”, thotë Violeta Koçiq Mitaçek për gazetën e Beogradit “Blic”, përfaqësuese e djalit të Titos Misha dhe i mbesës Zlatica, e cila pret që gjyqi të marrë masën e përkohshme për ndalimin e pasjes së gjësendeve të trashëgimisë së Titos, transmeton Koha.net. Ajo ka shtuar, njofton “Bli” që të mos flitet vetëm për depozitin 555 NBS, të njohur si “Sefi i Titos” por edhe për gjëra të tjera të tundshme.
“Nuk kemi informatë ku gjenden ato gjëra”, ka thënë ajo.
Avokati i Joshka Brozit, Goran Petronijeviq, është i bindur obstruksionin po e bëjnë përfaqësuesit e burokracisë nga periudha e vdekjes së Titos.
“Shumë gjëra nga ajo trashëgimi kanë humbur. Mendoj se ato i kanë vjedhur ata që kanë pasur kontakt me to e ata janë përfaqësuesit e kreut ushtarak, politik policor”, thotë Petronijeviq.
Në listën e trashëgimtarëve të Titos janë djali Misha, nipat Joshka, Edvard, Zlatica e Svetlana si dhe motrat e Jovanka Brozit, Nada e Zora.