• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tirona”, një simbol antisistem

by Eduard Zaloshnja
14/12/2017 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Me suksesin e së mërkurës ndaj Vllaznisë (në Kupën e Shqipërisë në futboll), “Tirona” (siç e quajnë tifozët e saj), mori hak ndaj humbjes së vjetshme në Shkodër, që e nxori në kategorinë inferiore, për herë të parë në historinë e vet legjendare.

Për tifozët e rinj të “Tironës”, hakmarrja mund të ketë qenë domethënia e vetme e suksesit, ndaj rivalëve të vjetër. Po për tifozët e vjetër, do të thotë shumë më tepër: Një shans për t’u përballur me “armiqtë” e vërtetë të “Tironës” – Partizanin…

“Armiqësia” e tifozëve të “Tironës” me Partizanin, ka nisur që me themelimin e këtij të fundit, në vitin 1946. Deri atëherë, “Tirona” kishte vetëm rivalë sportivë, si Vllaznia, Skënderbeu, Flamurtari, Besa, Tomorri etj., ndaj të cilëve kishte dalë fituese në të shumtën e herëve. Disa lojtarë të famshëm të saj, kishin shkëlqyer në Serie A të Italisë (si Riza Lushta me Juventusin, Naim Kryeziu me Romën dhe Sllave Llambi me Ambrosianën, ose siç quhej atëherë Interi). Por me themelimin e Partizanit, gjërat ndryshuan…

Ekipi i futbollit të Partizanit, u krijua duke grumbulluar lojtarët më të mirë të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, përmes shërbimit të detyruar ushtarak (Partizani ishte atëherë klubi i Ministrisë së Mbrojtjes). Ndërsa të gjitha klubeve të tjera, iu ndryshua emri, duke u quajtur “Puna” (kishim Punën e Tiranës, të Shkodrës, Vlorës, Elbasanit, Fierit, etj., etj.). Dhe Partizani fitonte lehtësisht, ndaj të gjithë ekipeve me emrin “Puna”…

Në vitin 1958, “Tironës” (siç vazhdonin ta quanin tifozët e vet), iu vu emri “17 nëntori”. Në atë kohë, në ekipin e të rinjve të saj, spikasnin lojtarë me talent si Panajot Pano, Fatmir Frashëri, Skënder Halili, Pavllo Bukoviku, Ali Mema, etj. Dhe dukej se, ai grup të rinjsh do të sfidonte për herë të parë Partizanin e gjithëfuqishëm të kohës. Por s’ishte thënë…

Partizani detyroi shumicën e tiranasve të rinj të luanin për të, përmes shërbimit të detyruar ushtarak (ata që nuk pranuan i degdisi ushtarë në rrethe të largëta të Shqipërisë, ndërsa Skënder Halilin “e përlau” Dinamoja e krijuar rishtas e Ministrisë së Brendshme).

Tifozët e “Tironës” zienin nga inati, tek shihnin beniaminët e tyre të shkëlqenin tek Partizani e Dinamo, por këta të fundit, pasi mbaruan shërbimin ushtarak, u kthyen tek ekipi mëmë. Përveç njërit – Panajot Panos.

Dhe ishte një kthim që e shpërbleu pritjen e gjatë të tifozëve tiranas. Në vitet ’60, “Tirona” ishte një ekip që e dominoi kampionatin shqiptar, pavarësisht favorizimeve që iu bënte sistemi ekipeve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Brendshme – Partizanit dhe Dinamos. “Tirona” ishte ekipi i parë në futbollin shqiptar, që aplikoi lojën totale – mbrojtësit e saj anësorë (Fatmir Frashëri dhe Gëzim Kasmi) ishin njëkohësisht edhe sulmues anësorë, ndërsa qendërmbrojtësi Skënder Halili ishte “Bekenbaueri” shqiptar, para se Bekenbaueri të kthehej nga mesfusha, në qendër të mbrojtjes gjermane…

Ky sukses i “Tironës” solli edhe xhelozinë e sistemit – sistemi nuk mund t’ia falte këtë sukses lojtarëve rebelë, që nuk kishin pranuar të qëndronin tek Partizani apo Dinamo. Dhe viktima e parë ishte Skënder Halili, i cili u dënua me burg, për një orë dore, që e kaloi pa deklaruar në dogana (ai s’kishte pranuar të qëndronte te Dinamo, ekipi i Ministrisë së Brendshme).

Një hakmarrje tjetër qe heqja e titullit kampion në vitin 1967, pas trazirave në shkallët e stadiumit, në ndeshjen ndaj Partizanit. Ndërsa një tjetër hakmarrje ishte burgosja dhe internimi i disa tifozëve tiranas, për festimin e tyre demonstrativ para Shtëpisë së Oficerëve (ata po ktheheshin me fitore nga Durrësi, ku “Tirona” ishte shpallur kampione).

Si rezultat i padrejtësive që i bënte sistemi shtetëror “Tironës”, si futbollistët edhe tifozët, i shihnin fitoret e kampionateve e kupave, e sidomos fitoret ndaj Partizanit e Dinamos, si një sfidë ndaj sistemit. Ishte një sistem që nuk mund ta sfidoje hapur, por të paktën mund ta sfidoje tërthorazi – në futboll…

Me largim e brezit të artë të viteve ’60, tek futbollistët e “Tironës”, nuk mbizotëronte më fryma antisistem (bënin përjashtim Hajri Frashëri, Sul Mema, Millan Baçi, Agustin Kola, etj.,). Por tek tifozët e saj ,fryma antisistem sa vinte e shtohej. Në fund të viteve ’80, në shkallët e stadiumit dëgjoheshin jo vetëm të shara ndaj Partizanit e Dinamos, por edhe ironia ndaj ministrive përkatëse.

Me ardhjen e demokracisë, klubet e futbollit shqiptar morën një ngjyrim të fortë komercial – lojtarë të Partizanit apo Dinamos janë shitur te “Tirona” dhe anasjelltas. Si rezultat, u zbeh edhe arsyeja e tifozëve tiranas, për të qenë antisistem – siç kishin qenë për 45 vjet. Por kohët e fundit, disa zhvillime tek Partizani, e kanë ringjallur fuqishëm tek ta ndjenjën antisistem (pavarësisht se lojtarët vazhdojnë të ikin e të vijnë, në bazë të kontratave komerciale).

Kështu, me ardhjen e një socialisti në krye të bashkisë së Tiranës, Partizani arriti një marrëveshje me presidentin e “Tironës”, që të zhvillojë ndeshje në stadiumin “Selman Stërmësi”. Për tifozët e “Tironës” është një sakrilegj që një pasardhës i Skënder Halilit të pranojë (nën trysninë e pushtetit), që Partizani të luajë pikërisht në stadiumin, që mban emrin e themeluesit legjendar të “Tironës”.

Ndërsa së fundmi, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, është bërë drejtor sportiv i Partizanit, duke u kujtuar “tironcave” kohën kur Beqir Balluku e Petrit Dume ishin drejtorë de facto të Partizanit, dhe diskriminonin “Tironën”, e cila ishte përballur denjësisht me Kilmarnokun, Standard Liezhin dhe Ajaksin e famshëm të Johan Krojfit.

Një përballje e mundshme e “Tironës” me Partizanin,  këtë vit apo vitin tjetër, do të jetë ndoshta po aq e nxehtë sa në vitet ’60…

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

Next Post
Këshillat e ekspertëve: Ja si të pini verën e kuqe

Këshillat e ekspertëve: Ja si të pini verën e kuqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike

February 10, 2026
VIDEO- Pjesëmarrje e ulët në protestën e opozitës te Kryeministria

Protesta e opozitës, analisti: Synon të prodhojë lajm se në Shqipëri digjen institucionet

February 10, 2026
I nxori pistoletën qytetarit në Tiranë, pezullohet nënkomisari, i bllokohet pistoleta

I nxori pistoletën qytetarit në Tiranë, pezullohet nënkomisari, i bllokohet pistoleta

February 10, 2026
Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar! Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së

Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar! Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së

February 10, 2026
“Po u futët në çadër, a keni menduar si do të dilni, se Lulin e nxorri Rama?”/ Balliu shpjegon “kilometrin e fundit” të Berishës

“Po u futët në çadër, a keni menduar si do të dilni, se Lulin e nxorri Rama?”/ Balliu shpjegon “kilometrin e fundit” të Berishës

February 10, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Ndryshime në legjislacion, avokati: Asnjë ndërhyrje nuk bëhet pa miratimin e BE-së

February 10, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Nëse votohet sot në Shqipëri…

February 10, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

“Prokurori ka tejkaluar kompetencat”, analisti: Veliaj ende nuk është njohur me dosjen, skandaloze

February 10, 2026
E dënuar si bashkëpunëtore e Epstein, Ghislaine Maxwell “kyç gojën” para Kongresit Amerikan

E dënuar si bashkëpunëtore e Epstein, Ghislaine Maxwell “kyç gojën” para Kongresit Amerikan

February 10, 2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

Integrimi në BE, gazetari: Berisha ka ndjekur një agjendë antishqiptare dhe po mbyll me turp kapitullin politik

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In