Policia e Tiranës zbulon prostitucion në një qendër masazhesh në Tiranë.
Uniformat blu në kryeqytet shoqëruan A. B., 29 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
A. B. administronte një qendër masazhesh në rrugën “5 Maji”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. M.
Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r