Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona pasi kanë vjedhur aksesorë automjetesh dhe telefona. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1 kanë bërë të mundur arrestimin e Xhuljan Hasanit, 25 vjeç dhe Françesko Gripshit, 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre është bërë me datë 20 janar të këtij viti në rrugën “Qemal Stafa”. 25 vjeçarët dyshohet se kanë vjedhur pasqyrat e mjeteve tip “Audi dhe Porche” në një garazh të pallatit në pronësi të personave me iniciale V.H dhe F.M, banues në Tiranë.
Pas hetimeve të mëtejshme rezulton se të rinjtë dyshohen dhe si autorë të ngjarjes së datës 15 janarë ku është vjedhur në rrugën “Fadil Rada”një kasetofon i mjetit të 21 vjeçarit R.U.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Renault”, në pronësi të Xhuljan Hasanit, si dhe gjatë kontrollit në banesën që këta dy persona jetonin me qira, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Automjeti i markës ”Renault”, dy kapuça, një thikë inoksi ,një palë doreza, një xhup që është përdorur nga autorët gjatë vjedhjes ,një telefon dhe 18 pasqyra te llojeve të ndryshme makinash.
Gjithashtu shërbimet e Komisariatit Nr.3 kanë arrestuar në flagrancë Indrit Beqja , 35 vjeç, banues në Manëz-Durrës, i shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Durrës për veprën penale “Vjedhja”. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, në rrugën “Mine Peza”, i ka vjedhur telefonin të miturit me iniciale K. P 17 vjeç.
Në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i 6 ngjarjeve të ndodhura më parë, ku dyshohet se ka vjedhur motorin tip “Piaggio”, në pronësi të E.S. 39 vjeç. Dyshohet dhe për vjedhjen e pesë telefonave të personave, E.N. 25 vjeçe, S.C 21 vjeçe, F.P. 24 vjeç, G.V. 36 vjeç dhe XH.B 21 vjeçe.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe të tjera vjedhjeve që këta shtetas dyshohet se mund të kenë kryer. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
ma.me