• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë, vendimet absurde të gjykatës: Burg kur braktis qenin, gjobë kur braktis foshnjën

by A R
01/11/2020 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të shkosh si i pandehur në gjykatë për braktisjen e qenit të shtëpisë mund të të kushtojë një dënim më të ashpër sesa braktisja e një foshnjeje të porsalindur.

Kjo ka ndodhur në Gjykatën e Tiranës, ku për një të akuzuar për lënien e një qeni në rrugë është dhënë dënim me burg, ndërsa për foshnjen dënim me gjobë.

Vendimet gjyqësore të publikuara sot nga A2 i përkasin dy historive të ndara nga njëra-tjetra. Sipas një vendimi gjyqësor, 55-vjeçari me iniciale N. S. nga Bërzhita është marrë i pandehur për shkak se në janar 2020, qeni i tij ka kafshuar fqinjin në një nga rrugët e fshatit, duke i shkaktuar plagë në këmbë.

Gjykata arsyeton në vendim se i pandehuri, si pronar i qenit, nuk kishte marrë masa mbrojtëse për kafshën e shoqërimit në ambiente publike.

Për gjykatën ai ka neglizhuar, duke mos parashikuar pasoja që duhet t’i parashikonte. Për këtë shkak, 55-vjeçari u dënua me 1 muaj burg për akuzën e “braktisjes së kafshës së shoqërimit”. Ai nuk ka shkuar asnjë ditë në qeli, pasi gjykata ka konvertuar dënimin me 2 muaj shërbim prove.

Ndërsa përmes një vendimi tjetër, një 26-vjeçare është fajësuar nga Gjykata e Tiranës për braktisjen e foshnjës së saj të porsalindur para portës së fshatit SOS në zonën e Saukut, në kryeqytet.

E reja me iniciale M. D. ka treguar për gjykatën se ishte braktisur nga babai i foshnjës gjatë shtatzënisë dhe se nuk kishte asnjë mundësi financiare dhe kushte për rritjen e saj.

Ajo ka shfaqur pendesë në gjykim dhe ka thënë se mbante kontakte me të bijën e sistemuar në fshatin SOS dhe ka për qëllim të krijojë kushte për t’iu përgjigjur si nënë. Por, vepra penale rezulton të jetë konsumuar dhe për këtë ajo është dënuar përfundimisht me 50 mijë lekë gjobë.

Next Post
I moshuari ankohet në Polici: Djali ushtron dhunë, më merr paratë e pensionit

I moshuari ankohet në Polici: Djali ushtron dhunë, më merr paratë e pensionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

March 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shansi që Gjykata Kushtetuese i dha politikës kosovare

March 10, 2026
Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In