Selia e Shenjtë e Vatikanit ka ngritur shqetësim në lidhje me një konflikt të nisur për një sipërfaqe toke në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.
Kjo, pasi anëtarët e familjes Petrela dhe trashëgimtarët e tjerë të kësaj familje të “ndihmuar” nga një vendim i Agjensisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave (AKKP) dhe nga një vendim tjetër i 16 shkurtit 2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë, kanë arritur të fitojnë të drejtën për të rregjistruar në hipotekë një sipërfaqe prej 14 mijë e 78 metra katror truall.
Sipas “Shqiptarja.com”, ky shqetësim mund të sjellë polemika në marrëdhëniet mes Vatikanit dhe shtetit shqiptar.
Truall momentalisht ndodhet në vijën rrethuese të shoqatës “Qendra Sociale Don Bosko”, e cila ushtron që prej vitit 1997 aktivitet social dhe kulturor në këtë sipërfaqe. Kjo pasi në këto toka, pritet të ndërtohen palate.









