• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

TIRANE/ Shpërndanin droga të forta, prangosen 6 persona nga Laçi e Mamurrasi

by Java News
30/03/2019 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka arrestuar dje dhe sot gjashtë persona, të cilët shpërndanin lëndë narkotike të llojeve të forta dhe marijuanë. Në kuadër të operacionit policor i koduar “STAFETA”, në pranga përfunduan pesë shtetas të cilët dyshohet se sillnin kokainë nga qyteti i Laçit për ta shitur më pas në Tiranë. Ndërsa në aksionin e djeshëm policia arrestoi një tjetër shtetas teksa iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotik e llojit marijuanë.

Njoftimi i Policisë:

Tjetër goditje e shpërndarjes së drogërave të forta në bashkëpunim. Finalizohet operacioni policor i koduar “STAFETA”.

Në pranga pesë shtetas që në bashkëpunim, shisnin në kryeqytet në bazë klientele, lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë të cilën e sillnin nga qyteti i Laçit. Sekuestrohet lëndë narkotike e llojit kokainë, automjete e aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në kuadër të operacionit policor të koduar “STAFETA”, arrestoi në flagrancë shtetasit:

– Gj. D., 36 vjeç, banues në Laç;

– M. P., 44 vjeç, banues në Mamurras;

– A. L., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok;

– A. N.,23 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok;

– E. D., 28 vjeçe, banuese në Laç.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, dyshonte se shtetasi Gj. D., me banim në Laç, në bashkëpunim me shtetasit M. P., A. L., A. N., dhe E. D., tregtonin dhe shisnin në kryeqytet me porosi klientele, lëndë narkotike të llojit kokainë të cilin e sillnin nga qyteti i Laçit.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke qarkulluar me dy automjete në rrugën e “Valiasit” në Kamëz dhe janë ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti në njërin mjet një qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 249.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë; dy automjete dhe gjashtë aparate celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale te “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Po gjatë ditës së djeshme, në vijim të punës së tyre për evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjse së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja arrestoi në flagrancë për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, shtetasin :

– Xh. N., 22 vjeç, banues në Laç

Në aksin rrugor për në “Rinas” është ndaluar për kontroll mjeti me drejtues shtetasin Xh. N., dhe pasagjer shtetasin D. N., 27 vjeç, ku gjatë kontrollit të mjetit në pjesën e kroskotit është gjetur një qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:37.7 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis; aparat celular dhe automjet. Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë për “Moskallzim krimi” pasagjeri D. N. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/a.meta

Next Post
Kolaudimi gjobitet për monopol, gjykata konfirmon penalizimin

Kolaudimi gjobitet për monopol, gjykata konfirmon penalizimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In