Një këmbësor rreth 60-vjeçar u aksidentua për vdekje pasi u përplas nga një makinë.Aksidenti ndodhi rreth orës 20:20 pranë hotel “Green” në Vaqarr, ku një automjet tip Mitsubishi, përplasi këmbësorin, duke u larguar më tej nga vendi i ngjarjes. Trupi i pajetë i të moshuarit është dërguar në morg pasi është i paidentifikuar. Pak pas ngjarjes Policia e Tiranes njoftoi se drejtuesi i makinës u arrit te vihet ne pranga. Ai është Fatos Halili 45-vjeçar dhe mësohet se i jepte makinës në gjendje të dehur.