• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë/ Shifrat alarmante, 50% e vrasjeve në 2016 vijnë nga krimi në familje

by Java News
12/10/2016 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krimi dhe dhuna në familje, vijojnë të mbeten shqetësim për policinë e kryeqytetit. Krimi brenda familjes rritet frikshëm në shifra. Nga 20 vrasje të ndodhura në kryeqytet për vitin 2016, 10 janë pas konfliktit brenda familjes.

Për këtë shkak, komisariateve të policisë së Tiranës, iu është kërkuar që të evidentojnë me saktësi në një regjistër të posaçëm rastet e dhunës në familje dhe rastet e kërkesave për urdhra mbrojtjeje.

Një regjistër i tillë pritet të vijojë të ngrihet edhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kjo pohohet për Report tv, nga burime të Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, ndërsa që prej se martës, ka nisur vlerësimin e treguesve të punës në komisariate.

Sipas treguesve të Policisë së Tiranës, konfliktet dhe krimi në familje gjatë këtij viti ka qenë edhe shkaktari për numrin më të madh të vrasjeve gjatë këtij viti. Një fakt i tillë është konfirmuar për “report tv”, nga burime të policisë së kryeqytetit.

Vrasjet 
Kështu nga rreth 20 vrasje të ndodhura, në territorin e policisë së Tiranës, vetëm 4 vrasje, nuk kanë si shkak krimin në familje. Një fakt i tillë ka bërë që policia e Tiranës të nisë ngritjen në komisariate të një regjistri të posaçëm për krimin në familje.

Burimet thonë se regjistri i krimit në familje do të evidentojë me saktësi, famijet me probleme të dhunës, adresat e tyre, numrat e telefonit të të dëmtuarve, të të denoncuarve dhe pjestarëve të tjerë të familjes.

Ndërkaq sipas treguesve komisariateve të Tiranës, për 9 muajt e parë të këtij viti, janë regjistruar 480 raste të krimit në familje, ndërsa 220 persona janë arrestuar për këtë krim. Një vit më parë, policia kishte regjistruar 350 raste të dhunës në familje me 140 persona të arrestuar.

Rastet më të pakta të dhunës në familje janë vërejtur në komisariatin nr.2, me 20 të tillë, ndërsa komisariatet nr.1, 3, dhe 5, kanë shënuar numrin më të lartë me nga rreth 80 raste secili. Për periudhën Janar- shtator, policia ka plotësuar më shumë se 550 urdhra mbrotje, për parandalimin e dhunës dhe krimit në familje.

Krimi në familje 

Viti 2016 
480 vepra penale
220 të arrestuar
500 urdhra mbrojtjeje
10 vrasje në familje

Viti 2015
350 vepra penale
140 të arrestuar
490 urdhra mbrojtjeje

Next Post
Serbia pranon pavarësinë e Kosovës?! Të paktën kështu e mësojnë fëmijët në shkollë! (FOTO)

Serbia pranon pavarësinë e Kosovës?! Të paktën kështu e mësojnë fëmijët në shkollë! (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
Bardhi: Rama bën cirk me shqiptarët. Sot kërkoi lirimin e Veliajt, por…

Gazi i Bardhit për flamingot socialiste të Poliçanit

August 3, 2026
Pas debatit Dasho-Prifti, reagon Brataj: Shkenca mbetet arma më e fortë kundër Covid dhe dezinformimit

Pas debatit Dasho-Prifti, reagon Brataj: Shkenca mbetet arma më e fortë kundër Covid dhe dezinformimit

August 3, 2026
VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

August 3, 2026
Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

Mbi 1.1 mln automjete në rrugë, sezoni turistik nxit tregun e qiradhënies së makinave

August 3, 2026
VIDEO / Dita e 65 e protestës, pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen

VIDEO / Dita e 65 e protestës, pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen

August 3, 2026
Aeroporti i Stambollit vendos rekord të ri, regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Aeroporti i Stambollit vendos rekord të ri, regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com