• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë/ Sekuestrohet 1 kg heroinë, arrestohen dy persona

by A R
21/03/2016 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Finalizohet  me sukses operacioni antidrogë “BODY”. Arrestohen 2 shtetas.

Sekuestrohen mbi 1 kg lëndë narkotike e dyshuar “HEROINE “, katër telefona celular si dhe automjeti tip Mercedes-Benz.

Nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Forcave të Posaçme “Shqiponja ” u bë  kapja dhe  arrestimi në flagrancë i  shtetasve.

1.     Anest Koromani, 35 vjeç, lindur dhe banues në Skrapar .

2.     Romeo Beqa, 34 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në “Progonat” Tepelenë.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi:

Në bazë të informacioneve që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se një automjet po transportonte lëndë narkotike të forta,  në rrugën nacionale Durrës-Tiranë në vendin e quajtur Kashar,  menjëherë është organizuar puna , ku  në bashkëpunim me Seksionin e Forcave të Posaçme “Shqiponja” është bërë kapja në flagrancë e shtetasve të sipërpërmendur.

Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se  ku brenda automjetit tip Mercedez Benz me targë AA 221 IS që drejtohej nga shtetasi Anest Koromani, eshte konstatuar dhe sekuestruar në  cilësinë e proves materiale sasia prej 561 gramë lëndë narkotike e dyshuar si “Heroinë”.

Në   momentin e kapjes në flagrancë nga Policia shtetasi Romeo Beqa ka tentuar të largohet por është kapur disa metra larg automjetit.

Lënda narkotike e dyshuar si ajo e “Heroinës” ishte futur (fshehur) në 5 (pesë) kuti metalike bojrash për lyejre automjetesh me mbishkrimin “Liquoid Body” e cila u identifikua nëpërmjet qenit  për zbulimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Romeo Beqa është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe sasia prej 508 (pesëqind e tetë) gramë lëndë narkotike e dyshuar si  “Heroinë” .

Provat materiale te sekuestruara jane :

Sasia prej  1 kilogramë e 69 gramë lëndë e dyshuar si “Heroinë.

4 Telefona celulare .

1 Automjeti tip Mercedez Benz me targa AA 221 IS.

5 (pesë) kuti bojrash me mbishkrimin “Liquid Body” .

Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar do te kapte vleren prej rreth  70 mijë Euro po të shitjen me doza.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë  Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Tiranë për   veprën penale të parashikuar  nga  neni 283/2 i K.Penal “Prodhim dhe Shitje të narkotikeve ne bashkëpunim ” .

Next Post

(INTERVISTA) Vehbi Kajtazi: Si më kërcënoi në telefon kryeministri Isa Mustafa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In