• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

TIRANE/ Prangoset gardisti i martuar me fëmijë, përndoqi për 5 muaj 39 vjeçaren

by Java News
28/12/2016 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një punonjës i Gardës së Republikës u arrestua pasditen e djeshme, pasi dyshohet se ka përndjekur prej 5 muajsh një vajzë 39- vjeçare në Tiranë. Ngjarja u denoncua mëngjesin e djeshëm nga e dëmtuara në Komisariatin nr.1. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme thanë se i arrestuari është gardisti 29- vjeçar me gradën nënoficer, Leard Xhika.

Menjëherë sapo shtetasja me iniciale E.L. është paraqitur për të bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë, është kërkuar edhe prezenca e oficerëve të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat. Kallëzimi i së dëmtuarës është marrë në prezencën e tyre dhe më pas, në orën 16:30, sapo gardisti ka lënë shërbimin, është bërë edhe arrestimi i tij. Efektivi i Gardës së Republikës, Leard Xhika, me origjinë nga Dibra dhe banues në Tiranë, shërben në këtë institucion prej 5 vitesh.

Ai është martuar para katër vitesh dhe është baba i një vajze të vogël. Por prej 5 muajsh, të paktën sipas kallëzimit të 39-vjeçares E.L., ai insistonte që të krijonte një lidhje jashtëmartesore, për të cilën është refuzuar vazhdimisht nga vajza që bëri padinë në Polici.

ARRESTIMI

Ministria e Brendshme, me anë të një komunikate, tha dje se, në orën 16:30, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kriminale të Komisariatit nr.1, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, me detyrë trupë shërbimi, nënoficer Leard Xhika. Ai është vënë në pranga për veprën penale të “përndjekjes”, parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.

Arrestimi u bë pasi shtetasja me iniciale E.L. është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.1, Tiranë, dhe në prani të specialistëve të SHÇBA Tiranë ka kallëzuar se punonjësi i Gardës së Republikës, Xhika, në vijimësi, për një periudhë 5-mujore, e ka përndjekur duke i kërkuar me insistim që ata të krijonin një lidhje intime.

Përndjekjen e kësaj shtetaseje, punonjësi i Gardës e ka kryer duke i bërë presion me anë të telefonit, si edhe duke e kontaktuar fizikisht atë në vendet e frekuentuara prej saj, si në punë, afër banesës dhe në ambiente të tjera publike.

Në kallëzimin që ka bërë mëngjesin e djeshëm, vajza ka thënë se e ka njohur rastësisht efektivin e Gardës, nëpërmjet disa miqve të përbashkët dhe disa ditë pas njohjes, ai ka nisur ta shqetësojë në telefon.

Vajza ka pretenduar se ka qenë në dijeni të faktit se 29-vjeçari ishte i martuar dhe në asnjë moment nuk ka pranuar të dalë me të. Por ai ka vazhduar ta shqetësojë në telefon, madje edhe t’i dalë para në ambiente të ndryshme, duke këmbëngulur që të lidhej me të.

MA.ME

Next Post

Grabitet me armë kazinoja në Tiranë, vidhen 200 mijë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

October 19, 2026
Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

October 19, 2026
Ish-ministri Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë, nuk e djegin! Dhuna nuk i shërben asnjë kauze

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

October 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin!

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Një protestë që nuk ka aftësi të organizohet politikisht

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com