Policia e Tiranës ka vendosur të gjobisë 67 drejtues motorësh dhe pasagjerët, pasi ata nuk kanë mbajtur kaska mbrojtëse.
Sipas njoftimit policor, personat që janë gjobitur nuk kanë përdorur kaskë.
Nga Policia e Tiranës bëhet thirrje që të përdoret kaska në motor, pasi kështu qytetarët janë më të sigurt për jetën e tyre.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Përdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota dhe pasagjerët e tyre, është detyrim ligjor dhe e vetmja siguri, për të minimizuar dëmet shendetësore, tek kjo kategori tejet e ekspozuar ndaj aksidenteve rrugore.
67 drejtues dhe pasagjerë që qarkullonin pa vendosur kaskën mbrojtëse, u ndëshkuan me sanksionet administrative përkatëse.
#MeShumePergjegjesiMePak🚑
#BashkohuMeNePerSigurine🚔
#Drejto🛵PerdoreKasken
/e.rr