• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tiranë, Policia e kryeqytetit arreston 8 persona, 41 për verifikim

by A R
25/10/2015 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

8 persona të arrestuar në flagrancë dhe 41 të tjerë të shoqëruar për verifikim, është ky bilanci i operacionit të Policisë së Tiranës, gjatë kontrolleve të ushtruara në automjete e lokale. Sipas policisë tetë personat e arrestuar dyshohen për “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”, “Përshtatjes se ambienteve për përdorim droge”, “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”. Policia tha se gjatë kontrolleve të kryera nga njësitë “Shqiponja”, në një lokal në rrugën “5 maji”, gjeti dhe bllokoi një sasi të vogël lënde narkotike.

Policia bën me dije se gjatë operacionit të kryer u bene veprime dhe kontrolle edhe për shumë automjete me targa të huaja, apo për mungesë dokumentacioni.

Më poshtë të arrestuarit gjatë aksionit të policisë

Më datë 25.10.2015, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1-Klajd Mullaxhia, lindur në Tiranë, 29 vjeç, banues në Tiranë,

2-Ervis Xhakolli, lindur në Skrapar, 28 vjeç, banues ne Tirane,

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi në vendin e quajtur rruga “Dritan Hoxha”, më datë 25.10.201, nga kontrolli i bërë nga shërbimet e Repartit “Shqiponja” Tiranë, këtyre shtetasve i janë gjetur respektivisht, dy qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Canabis Sattiva”,  ku pasi u peshua në peshore elektronike “ADAM” rezultoi respektivisht 1.48 (një pikë dyzet e tetë) gramë dhe 1.60 (një pikë gjashtëdhjete) gramë, me gjithë ambalazhin. Shtetasit kanë qënë në levizje me automjetin Linkoln me targa AA284LG.

Më datë 25.10.2015, nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë  u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1-Alfred Ndoj, 36 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë

2- Ervin Cara,  lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë,

3-Maksim Beça, 25 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Tiranë

4-Marjol Guri, 26 vjeç lindur në Pogradec dhe banues në Tiranë.

5-Artur Zhuleku, 39 vjeç, lindur në Cërrik dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve Narkotike”,

Arrestimi i këtre shtetasve u bë pasi më datë 25.10.2015 në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga Seksioni për Narkotikët, se tek lokali (Cub-i) që  ndodhet në rrugën “5 Maji” shpërndahej dhe konsumohej lënde narkotike të llojit kokainë. Nga ana e Policisë është ushtruar kontroll në ambintet e brendëshme dhe të jashtëme të këtij lokali ka rezultuar se në një nga dhomat e këtij lokali që shërbenin për personelin ku ndodheshin shtetasit Maksim Beça, Marjol Guri dhe Artur Zhuleku  është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1.8  gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”. Gjithashtu nga kontrolli janë gjetur dy pjata të nxira ku në siperfaqe ka mbetje lënde narkotike e dyshuar “Kokainë”. U sekuestruan gjithashtu 5 telefona celularë.

Më datë 25.10.2015, u kryen veprimet proceduriale si dhe u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale të “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” të parashikuar nga neni 279/2 i Kodit Penal i shtetasit:
1-Xhulion Qesja, 21 vjeç, banues në Krujë,

Arrestimi u bë më datë 25.10.2015, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë në bulevardin “Zogu i I”, dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip BMË me targa AA 804 FV, i cili drejtohej nga ky shtetas, janë gjëtur një përforcues grushti (dorezë) si dhe një thikë me hapje me gjatësi të përgjithshme 20.5 cm.

Next Post

Monica Bellucci: Nuk kam frikë nga Menopauza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In