• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Po ndërtohet xhamia më e madhe në Ballkan

by
25/04/2015 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas shumë përpjekjesh ka nisur ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, faltores e cila i ka munguar besimtarëve muslimanë të Shqipërisë prej vitesh. Ndërtimi i kësaj faltoreje do të kryhet me ndihmën financiare dhe teknike të Republikës së Turqisë.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar ka dhënë një deklaratë të shkurtër për Anadolu Agency në lidhje më këtë objekt kulti që do t’iu shërbejë besimtarëve muslimanë të kryeqytetit shqiptar. Bayraktar tha se është shumë i gëzuar që bëhet dëshmitar i nisjes së punimeve për ndërtimin e “xhamisë më të madhe në Ballkan”, siç e quajti ai. Bayraktar tha se Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ndjek nga afër këto punime personalisht dhe si President i vendit edhe ai është një nga ndihmuesit më të mëdhenj në realizimin e ndërtimit të saj.

“Shqipëria është një vend me 70 % muslimanë ku besimet fetare veprojnë në liri dhe bashkëjetesa fetare gjithashtu është e theksuar”, tha Bayraktar në fjalën e tij, duke shtuar se: “Megjithëse Shqipëria është një vend i cili tregohet me gisht për bashkëjetesën fetare, muslimanët të cilët janë në shumicë prej kohësh nuk ushtrojnë dot të drejtën e tyre për të kryer ritet fetare pasi faltoret në këtë vend janë të pamjaftueshme. Ndërkohë vëllezërit tanë shqiptarë që i përkasin besimit katolik dhe ortodoks edhe pse më të pakët në numër kanë një sasi të mjaftueshme vendesh për të kryer ritet e tyre fetare. Ndërkohë muslimanët gjatë muajit të Ramazanit dhe gjatë faljes së namazit të xhumasë kanë vështirësi në gjetjen e një ambienti të përshtatshëm. Siç e dimë gjatë festave të Bajrameve ata falën në bulevard për shkak të mungesës së një xhamie të mjaftueshme për të kryer këtë rit. Nëse në vitin 1930 kur popullsia e qytetit të Tiranës ishte shumë herë më e vogël, numri i xhamive në këtë qytet shkonte deri në 40, ndërsa sot kur popullsia e këtij qyteti arrin gati një milion gjenden vetëm 8 xhami”. tha ai

Bayraktar në përfundim të fjalës së tij tha se në këtë xhami do të mund të falen rreth 5 mijë persona në të njëjtën kohë dhe se ndërtimi i një muzeu të bashkëjetesës pranë kësaj xhamie do ta bëjë atë që të japë një mesazh të fortë për vendet e tjera të Ballkanit dhe botës.

706da2d0-eb20-11e4-af0d-e130c166db6f-jpg20150425125138

Ndërkohë përfaqësuesi ligjori firmës Komash A.SH Tahsin Koç, dha detaje mbi periudhën përgatitore që çoi deri në fillimin e punimeve për ndërtimin e kësaj xhamie. Duke vënë në dukje se prej 3 muajsh ai dhe ekipi i tij kanë ndjekur një sërë procedurash ligjore për fillimin e punimeve, thekson se kjo xhami do të jetë një dhuratë e popullit turk për popullin shqiptar.

Edhe shefi dhe menaxheri i kantierit të ndërtimit të xhamisë, Hüseyin Şentürk. Şentürk dha detaje mbi ndërtimin e kësaj vepre të rëndësishme për qytetin e Tiranës.

“Në fazën e parë të projektit e cila mund të zgjasë rreth 6 muaj pritet të bëhen gërmime dhe ndërtime të bazës së themeleve të xhamisë” tha Şentürk dhe shtoi më tej se hapësira e fushës së ndërtimit të kësaj xhamie është rreth 10 mijë metra katrorë dhe se 3250 prej tyre janë pjesë fizike të ndërtimit. “Xhamia do të ketë tre kate bodrum, ku 2 prej tyre do të përdoren si parking, ndërsa tjetra për hapësira zyrash dhe bibliotekë. Pranë xhamisë do të ndërtohet edhe një muze i cili quhet  ndryshe edhe si ‘Muzeu i Bashkëjetesës’, shtoi Şentürk në përfundim të fjalës së tij.

Xhamia do të  ketë 4 minare dhe pranë sajëpritet të ndërtohet edhe një muze i cili është emërtuar si “Muzeu i Bashkëjetesës” ku në të pritet të ekspozohen vlera në shërbim të bashkëjetesës ndërfetare.

Marrë nga Anadolu Agency

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Gjermania e pohon: Genocid ndaj armenëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shfrytëzoi institucionet publike për promovim elektoral, Vetëvendosja dënohet me 6 mijë euro

Shfrytëzoi institucionet publike për promovim elektoral, Vetëvendosja dënohet me 6 mijë euro

December 26, 2025
Projektligji i SHBA për vendet e BP, Noka: Parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit

Projektligji i SHBA për vendet e BP, Noka: Parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit

December 26, 2025
Mungoi në varrimin e të atit pasi Haga nuk i dha leje, veteranët e UÇK: Salih Mustafa duhet të ishte në Kosovë

Mungoi në varrimin e të atit pasi Haga nuk i dha leje, veteranët e UÇK: Salih Mustafa duhet të ishte në Kosovë

December 26, 2025
Shqiptari i dënuar për kultivim droge i shpëton deportimit nga Britania e Madhe falë të dashurës së tij

Shqiptari i dënuar për kultivim droge i shpëton deportimit nga Britania e Madhe falë të dashurës së tij

December 26, 2025
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

December 26, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 26, 2025
Rënia e Qeverisë së Stabilitetit në 1991, Ylli Bufi tregon si u sulmuan ndërmarrjet shtetërore

Rënia e Qeverisë së Stabilitetit në 1991, Ylli Bufi tregon si u sulmuan ndërmarrjet shtetërore

December 26, 2025
INSTAT: Në maj vizitorët e huaj u rritën me 63%, ja dy qytetet me shifrat më të larta

“Turizmi, lokomotiva e rritjes ekonomike”, Civici rendit problematikat: Alarm për…

December 26, 2025
100 prokurorë për zgjedhjet në Kosovë

100 prokurorë për zgjedhjet në Kosovë

December 26, 2025
Shkaqet dhe pasojat e axhendës politike të SPAK-ut

Shkaqet dhe pasojat e axhendës politike të SPAK-ut

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com